Wednesday, November 30, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniQeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel...

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat dhe kthimin e serbëve nëpër institucione, të cilët në mënyrë demonstrative, ditë më parë u larguan nga aty për shkak të “zhgënjimit” të Prishtinës zyrtare.

Burimet e Paparacit kanë thënë për mediumin së marrëveshja mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimit dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, nën mbikëqyrjen e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë që Kosova të pajtohet për shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj.

Në këtë marrëveshje parashihet që serbët po ashtu të kthehen në institucionet të Kosovës. Këtu bëjnë përjashtim deputetët e Listës Serbe që e kanë humbur mandatin. Po ashtu, palët janë pajtuar që Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe të krijohet brenda planit franko-gjerman, i cili sipas shefit të dipomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka veç dy faqe. Mes tjerash, në ujdinë e arritur thuhet që Serbia nuk do t’i pengojë zgjedhjet ne veri, por do të marrë pjesë në to.

Megjithatë, BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e planit për riregjistrimin e makinave, me qëllim shmangien e tensioneve. Qeveria e Kosovës, në anën tjetër ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese. Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS. Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dje zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments