Qeveria do të vendosë në periudhën e ardhshme, nëse ka një mundësi për të ulur TVSH-në e energjisë elektrike nga 18 në pesë për qind. Por kjo nuk do të ndodhë së shpejti, thotë Kryeministri Zoran Zaev. Në mënyrë që të zvogëlohet tatimi mbi vlerën e shtuar, së pari duhet të bëhen përllogaritjet, çfarë do të thotë kjo për ekonominë e vendit, por edhe për stabilitetin e sektorit të energjisë. Zbritja e TVSH-së te energjia elektrike është një nga rekomandimet e Komunitetit Evropian të Energjisë, i cili gjithashtu kërkon të rrisë numrin e kategorive të qytetarëve, të cilët si të cenueshëm do të jenë në gjendje të marrin subvencione për varfëri energjetike. Për më shumë se një muaj, janë organizuar protesta në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike me mbi 7% në vit.