Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQentë endacak rrezikojnë nxënësit çdo ditë

Qentë endacak rrezikojnë nxënësit çdo ditë

Shumë komuna të Shkupit ende nuk e kanë zgjidhur problemin me qentë endacak. Në qytetin e Shkupit mendohet të ketë rreth 10 mijë qenë të tillë. Qytetarët ankohen se në mungesë të hapsirës, nga i ftohti dhe nga mungesa e ushqimit qentë bëhen agresiv dhe sulmojnë banorët kalimtar. Stacionet për trajtimin e tyre, pothuajse janë jofunksionalë.
Stacioni të zgjerohet, të bëhet më i madh, t’i mbledhin atje e mos t’i lëshojnë. Unë i thirra para 5 ditëve erdhën dy ditë i mblodhën nga 1-2 qen dhe shkuan por ka më shumë. Pra të ketë më shumë hapësirë, jo vetëm t’i sterilizojnë dhe t’i kthejnë prapë, duhet të ndahen të holla edhe për to, të bëjnë diçka por jo prapë t’i lëshojnë në rrugë.”

Njerëzit frikësohen sidomos fëmijët dhe gratë dhe është e udhës që të gjendet një zgjidhje që të merren qentë të largohen nga rrugët, të sterilizohen, tu gjendet një vend për të qëndruar, por edhe po t’i lëshojnë të sterilizuar, nuk do të jenë kaq agresivë- shprehen qytetarët e anketuar.

Nga Higjiena komunale thonë se do të ndërmarrin aksione për kapjen e këtyre qenve endacak porse programi i tyre është trajtimi dhe kthimi i qenve në vendet ku i kanë marrë. Nga atje thonë se në qytetin e Shkupit duhet të ndërtohen më shumë qendra stacionuese sepse qendra në Vardarishtë ka kapacitet të vogël.

Të gjithë ato qenë sipas vendimit të mjekut, që janë agresiv, që kanë ndonjë sëmundje të rrezikshme, eutanezohen. Të gjithë qentë që janë të urtë sipas konstatimit të mjekut, që nuk bartin ndonjë sëmundje të rrezikshme pasi që të sterilizohen dhe pastrohen nga parazitët, kthehen në vendin ku janë kapur- thotë Rakip Doci, Higjiena Komunale.

Ditë më parë, nga qyteti i Shkupit lajmëruan se po punojnë në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për sistematizimin e qenve endacak dhe thonë se kah fundi i muajit janar do të gjendet zgjidhja që të parandalohen incidentet dhe sulmet ndaj qytetarëve./Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments