Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përmendur edhe njëherë Kosovën, duke thënë se rasti i saj është bërë precedent për republikat e vetëshpallura RUSE në Ukrainë, Donjetsk e Luhansk.
Sipas mediave serbe, Putin ka deklaruar se ishte pranuar para institucioneve ndërkombëtare në kohën e pavarësimit të Kosovës, se ajo nuk kishte nevojë që ta pyeste një shtet tjetër për ta shpallur pavarësinë, pasi që ishte në të drejtën e saj për ta bërë këtë gjë.
“Dhe, e ka bërë”, ka thënë Putin, raporton B92, transmeton Gazeta Express.
“Donjetsku dhe Luhansku bënë të njëjtën. S’kishin nevoje të merrnin leje nga autoritetet e Kievit”, ka deklaruar Putin.
Ai ka rithkesuar se dy vendet mund të vendosin për veten, dhe pastaj pyeti: “Dhe? A e kemi të drejtën për t’i njohur ato? Epo, patjetër që po”.
“Ne arritëm një marrëveshje me to për bashkëpunim. Kishim të drejtë dhe në pajtim me kartën e OKB-së u ofruam mbështetje ushtarake”, ka vazhduar ai.
Ai ka rikujtuar gjithashtu se perëndimi me rastin e Kosovës ka vënë një precedent, përmes të cilit edhe dy republikat ruse në Ukrainë marrin legjitimitetin e njëjtë. /GazetaExpress/