Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriPublikohet video: Skema si u qëllua Azem Hajdari, çfarë i tha Fatmir...

Publikohet video: Skema si u qëllua Azem Hajdari, çfarë i tha Fatmir Haklaj (VIDEO)

Azem Hajdari doli nga selia e Partisë Demokratike për të verifikuar një makinë të dyshimtë që qëndronte aty prej pak orësh.

Ishte pikërisht kjo prita e ngritur ndaj ish-deputetit, i cili u qëllua për vdekje bashkë me truprojën e tij Besim Çerja.

Gazetari Ferdinand Dervishi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka sjellë në variantin 3D skemën e vrasjes.

Në momentin e ngjarjes shihet se si truproja Besim Çerja bllokon me duar automatikun e Fatmir Haklajt, ndërsa mbi të qëllon me një pistoletë Jaho Salihi.

Ndërkohë, gazetari Ferdinand Dervishi i cili ka botuar edhe një libër mbi këtë ngjarje tha se në momentin e vrasjes, janë shkëmbyër vetëm dy fjalë: U takuam edhe një herë.

Dervishi tha se Azem Hajdari duhet të jetë telefonuar në telefonin fiks për t’u nxitur që të dilte, sepse në celularin e tij nuk kishte patur thirrje prej 2 orësh.

“Mendohet se nga brenda PD-së i është thënë Azemit ose Sali Lushës të verifikohej kjo makinë. Në telefonin e Azemit prej 2 orësh nuk ka patur telefonatë. Kur ka shkuar Azemi, i pari që i ka ardhur ka qenë Besim Çerja, ndërsa Zeneli pak hapa më mbrapa. Në mometin kur Azemi shkon afër makinës Fatmir Haklaj ka hapur derën e makinës dhe ka ardhur me kallashnikov në dorë. Aty është shqiptuar një fjali e vetme: U takuam edhe një herë./Opinion.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments