Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiPsikologët: Mbani larg telefonave fëmijët

Psikologët: Mbani larg telefonave fëmijët

Probleme me komunikimin verbal, izolimi dhe mbyllja në vete, probleme të ndryshme fizike e psikike, janë vetëm disa nga çrregullimet e shumta që vijnë si pasojë e qëndrimit të tepërt të fëmijëve me pajisjet teknologjike.
Kështu vlerëson psikologia Zemrijet Bela Veseli e cila kërkon që të bëhet kujdes i veçantë nga prindërit.

“Prindërit të kenë kujdes se çka sheh fëmija, për atë arsye vjen deri tek mos zhvillimi i komunikimit verbal. Kemi probleme ne paraqitjen e belbëzimit te fëmijët, paraqitjen e problemeve të ndryshme të komunikimit, dëmtimin e syve, obezitetin, etj. Edhe pse kemi rritje të teknologjisë, kemi ngecje tek fëmijët të cilët kanë probleme me shkrim…Në kompjuter mund të shkruajnë por me dorë jo” – deklaroi Zemrijet Bela Veseli, Psikologe.

Sipas psikologes Bela-Veselit fëmijët shumë shpesh mund edhe t’i keqpërdorin mjetet e tilla teknologjike. Prindërit shprehen të vetëdijshëm se qëndrimi në celular është i dëmshëm por i pashmangshëm nga ana e fëmijëve.

“Edhe para kompjuterit nuk duhet të qëndrojë jo vetëm para celuarëve,00.17 Nuk duan të shkojnë në park, nuk duan të luajnë futboll, basketboll duan vetëm telefona dhe kompjuter dhe kjo nuk është një gjë e mirë.”

“Jo nuk duhet të qëndrojnë gjithë ditën ne telefon. Është shumë më mirë të dalin të luajnë nëpër parqe e gjëra të ndryshme. Është mirë që prindërit të kujdesen për këtë gjë e mos t’i lënë fëmijët shumë sepse i prishën sytë, ua dëmton zemrën e gjëra të tjera.”

“Assesi nuk duhet, është e dëmshme për fëmijët.”

“Duhet të luajnë lojëra të ndryshme. Nuk e di, për mua ajo më duket një mënyrë artificiale e të jetuarit gjithë ditën të qëndrosh para ekranit… Do të duhet më shumë të socializohen, të luajnë, nuk e di tani kjo nuk më pëlqen.”

Psikologët thonë se sipas studimeve të fundit, fëmijët prej 2 deri në 8 vjeç, mund të kalojënë më pak se gjysmë ore me këto pajisjeteknologjike, fëmijët prej 8 deri 14, gjysmë ore kursë të miturit prej 14 deri në 18 vjeç, 1-2 orë në ditë, varësisht nga obligimeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments