Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiPse jeni nervoz kur jeni të uritur?

Pse jeni nervoz kur jeni të uritur?

A keni vërejtur ndonjëherë se bëheni agresiv kur jeni të uritur?

Ky zemërim i papritur shpesh shkakton “hunger”, kombinim i urisë, dhe zemërimit dhe ekspertët thonë se kjo është e vërtetë.

“Kur nuk hamë, bie sheqeri në gjak”, thotë Deena Adimoolam, asistente pranë spitalit Mount Sinai.

“Kur bie sheqeri në gjak, lirohen hormonet kortizol dhe epinefrin, të cilët tentojnë të kthejnë serish në nivel normal sheqerin. Por, këto hormone, po ashtu, sjellin deri te nervozizmi, që shpjegohet me faktin se pse jeni kaq nervoz kur kapërceni vaktet”, shton ajo.

Hormoni tjetër, neuropeptidi Y, po ashtu luan rol, pasi ndihmon të krijohet ndjenja e urisë kur trupit i nevojitet më shumë ushqim dhe po ashtu është i ndërlidhur me agresivitetin.

“Ëmbëlsirat do të ngritin shpejt sheqerin në gjak, pas të cilit vjen te rënia e shpejtë. Kjo sjell deri te ndjenja e serishme e urisë dhe agresionit”, thonë mjekët.

Në mënyrë që të mos bëheni agresiv kini kujdes që të mos kapërceni vaktet dhe hani tri herë në ditë, të cilat do t’ju ndihmojnë në thyerjen e urisë dhe agresionit intensiv./Mesazhi/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments