Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProtestë edhe para Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës

Protestë edhe para Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka përfunduar edhe protesta në Shkup kundër paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ana e Komisionit RRegullator për Energjetikë (KRRE). Pasi organizatorët lexuan kërkesat, qindra protestues u shpërndanë, njofton SHENJA.

Ja kërkesat:

1. Urgjentisht të anulohet vendimi i fundit i KRRE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike

2. Të zhbëhet KRRE si organ që i shërben grupeve të interesit

3. Të krijohet një grup i pavarur arbitrat në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve enrgjetike.

4. Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut të kthejë nën admiinstrim të shtetit kompanitë private të distribuimit të energjisë elektrike

5. Zbritje të çmimit të energjisë elektrike për 46% dhe zbritjen e tvsh-së nga 18 në 5%

6. Qeveri e RMV-së urgjentisht të ndërpresë kontratën famëkeqe me EVN-në, distributorin privat të energjisë elektike në RMV e cila me vite të tëra e keqpërdor monopolin e dhënë nga Qeveria

7. Falja e të gjitha kamatave nga faturat e EVN-së që qytetarët nuk i kanë paguar deri tash pasi konsiderojmë se faturat e larta nga EVN-ja janë faktori kryesor që kanë gjeneruar për mospaguajtjen e tyre me kohë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments