Protestat me dozë të lartë të urrejtjes, policëve u shahet nëna shqiptare (VIDEO)

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Protestat që po zhvillohen nën organizimin e opozitës maqedonase, po karakterizohen edhe me një dozë të lartë të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Ndonëse ideja e këtyre protestave thuhet se është parandalimi i propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nën pretekstin se mohohet gjuha maqedonase, ato tashmë janë shndërruar në protesta ku manifestohet hapur anti shqiptarizmi. E tillë është edhe kjo video nga protestat e mbrëmshme në Shkup ku shihet se si disa protestues i shajnë dhe fyejnë në baza etnike policët shqiptarë. /SHENJA/