Tuesday, April 29, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPropozohet Fatime Fetai në krye të Prokurorisë së re

Propozohet Fatime Fetai në krye të Prokurorisë së re


Në kohën kur duhet të zgjidhet emri i ri në Prokurorinë e re për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, AlternAtivA – si parti që kujdeset më shumë se gjithçka për shtetin e së drejtës dhe implementimin e drejtësisë pa kompromise – gjen rastin që për udhëheqjen e kësaj prokurorie ta propozojë prokuroren Fatime Fetai, thonë nga kjo parti.

“Si kuadër që deri më tash që nuk ka lënë pas vetes gjurmë të abuzimit me detyrën dhe si profesioniste në luftën për drejtësi, jemi të bindur se ajo do të mund ta kthejë besimin në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, aq shumë të rrënjosur në shtetin tonë.

Shpresojmë që edhe faktorët e tjerë politikë në vend të reflektojnë për këtë propozim dhe të dalim mbi istikamet e tyre etnike e politike, për t’i garantuar Maqedonisë së Veriut drejtësi që do të jetë çelës edhe për shtetin e së drejtës, por edhe për integrimin e shumëpritur euro-atlantik”, thonë nga Alternativa.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments