Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniProkurori publik ka kryer hetimet në Rahçe, ku ngeli i vrarë 65...

Prokurori publik ka kryer hetimet në Rahçe, ku ngeli i vrarë 65 vjeçari

Prokurori përgjegjës publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka kryer hetimet në fshatin Rahçe ku pasditen e djeshme është vrarë në njeri.

Një person i mosha e të cilit ishte rreth 65 vjet, është vrarë në hyrje të fshatit Rahçe të Shkupit.

Siç ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelevski, ekipet e MPB-së janë drejtuar te vendi i ngjarjes dhe kanë kryer hetime.

Sipas informatave të para nga hetimi, personi tashmë i ndjerë është privuar nga jeta me të shtëna nga armë zjarri.

Pas urdhërit të Prokurorit publik, trupi i personit të ndjerë është dorëzuar për obduksion. Janë dorëzuar urdhëresa për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe fakteve materiale që janë vërejtur në vendngjarje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments