Prof. Nebi Dervishi
Përkujtesë:Kongresi i II i Manastirit
Me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Dytë të Manastirit (2-3. IV.1910-2025)
Më 2-3 prill të vitit 2025 mbushen plotë 115 vjet të Kongresit të Dytë të Manastirit, që ka një vend nderi në panteonin e historisë tonë kombëtare, nga më të vjetrit komb në Ballkan, ngjarje kjo që shpreh një moment të rëndësishëm, njëaspekt të shënuar të luftës shekullore të kombit, për kulturën kombëtare, për pavarsi e prosperitet, si një ndër aksionet me rëndësi të Rilindjes sonë në fazën e fundit e në prag të shpalljes së Pavarsisë gjysmake të shtetit shqiptar.
I ndodhur para dilemës se cilat prej tyre meritojnë të përmenden dhe në ç‘radhë duhet përmendur sot, unë i dhash vetes lirinë të rikujtoj ato momente të cilat përbëjnë një kontribut të veçantë për historiografinë shqiptare, kuptohet jo duke bërë thjeshtë një riepilog të tyre, por duke i parë ato, për aq sa më lejojnë mundësit dhe me një veshtrim kritik.
Me Kongresin e Dytë të Manastirit janë marrë studjes të shquar të historiografisë shqiptare, si Akademik Kristaq Prifit, Hysni Myzyri, Shukri Rrahimi, Zeqirija Cana, Ramiz Abdyli; Ali Vishko, Reshat Nexhipi, Vebi Xhemaili, Fejzulla Shabani dhe disa të tjerë, punimet e të cilëve i kamë shfrytëzuar në këtë trajtesë modeste për këtë tubim mbarëkombëtar.
Në gjendjen e acaruar të marrëdhënieve shqiptaro-osmane, kur konflikti me xhonturqit për çështjen e kulturës shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarët shqiptarë mblodhën një kuvend tjetër mbarëkombëtarë, Kongresin e Dytë të Manastirit, jo më pakëi rëndësishëm se i pari, Kongresi i Alfabetit, i mbajtur më 14-22 Nëntor 1908.
Ky tubim u thirr përsërime nismën e Klubit “Bashkimi” të Manastirit, i cili i zhvilloi punimet më 2-3 prill 1910, në sallën e Klubit “Dituria”, në një gjendje tepër të nderë, kohë kjo kur konflikti i shqiptarëve me xhonturqit për shkak të alfabetit të gjuhës shqipe kishte arritur pikën e tij kulmore, kur në tërë vendin ishte përhapur një lëvizje popullore kundër përpjekjeve të turqëve të rinj për t’u imponuar shqiptarëve alfabetin arab.
Në Kongresin e Dytë të Manastirit morën pjesë 21 delegatë, të cilët përfaqësonin 34 klube e shoqëri të Vilajeteve shqiptare të Shkodrës, Janinës, të Kosovës e të Manastirit si dhe klubeve shqiptare të Selanikut, të Stambollit e qëndrave të tjera.
Ndryshe nga kongreset e më parshme kombëtare, në këtë kuvend burrash pati në numër mjaftë të madh delegatësh nga qytetet e vilajeteve të Manastirit dhe të Kosovës, si nga Shkupi, Ohri, Struga, Dibra, Tetova, Gostivari, Peja, Gjilani, Mitrovica, Vushtrija, etj.
Duke iu referuar raportit të konzulit Italian në Manastirë, Benardit dhe gazetës “Bashkimi i Kombit” – e përkohëshme periodike që botohej në Manastir më dt. 25 mars / 7 prill 1910, Nr. 29 po japin listën e plotë të pjesëmarrësve në Kongresin e II në Manastir:
1. Dervish Hima delegatëi Klubit “Bashkimi” – Stamboll
2. Fehim Bej Zavallani (delegatëi Filatit, Tepelenës, Progonit, Permetit, Ajdonatit, Kurveleshit, Gjirokostrës e Delvinës;
3. Petro Nini Luarasi ( delegatë i Negovanit e Ballkamenit;
4. Hysni Curri ose Hysni Beu ( delegatë i Gjakovës);
5. Ferit Ypi ( sekretar, delegatë i Selnaikut, Izmir, Janinë, Tiranë);
6. Bedri Pejani ( Kryetar i Kongresit, delegatë i Pejës);
7. Gjergj Qirijazi (Manastir);
8. Qamil Shkupi ose Qamil Beu, (delegate i Shkupit dhe Tetovës);
9. Bejtulla Gjilani ose Bejtulla Beu (Delegati Gjilanit);
10. Themistokli Germenji (Manastir);
11. Tefik Panariti (delegatë i Korçës e Frashërit);
12. Hajdar Blashmi Efendiu (delegatë i Starovës);
13. Abdulla Efendiu ose Gojëdrinasi (Delegat i Strugës);
14. Qazim Iljaz Dibra ose Qazim beu (delegate i Manastirit);
15. Rexhep Mitrovica ose Rexhep Beu (delegatë i Mitrovicës);
16. Xhafer Kolonja (delegat i Konicës);
17. Ibrahim Beu (Delegat i Dibrës);
18. Sabid Beu ( delegate i Vushtrisë);
19. Xhelal Beu (delegate i Ohrit);
20. Ali Zajmi –Elbasani (delegat i Jenixhe – Vardar); dhe
21. Jonuz Dibra (delegat i Kazanit)
Mendimtari dhe veprimtari i shquar i Lëvizjes Kombëtare shqiptare të fundit të shek.XIX dhe të fillimit të shek. XX., Ibrahim Naxhi Spahiu, i njohur në atë kohë me emrin konspirativë (pseudonimin) Dervish Hima nga Ohri – Struga, erdhi në Kongresin e Dytë të Manastirit pas një periudhe 15 vjeçare përpjekjesh të palodhura dhe veprimtari shumë aktive brenda dhe jashtë vendit, në të mirë tëçështjes kombëtare. Përveç veprimtarisë së gjërë publicistike të zhvilluar në organe të ndryshme shqiptare, si “Shqipëria” e Bukureshitit, “Albania” e Brukselit në shtypin e huaj dhe në organet qëi botoi ose i drejtori vetë, si “Arnavudluk” (Shqipëria) në Bukuresht, “Albania” në Romë, në Gjenevë, e në Bruksel (1900-1908), “Shqiptari (1909 – 1911), etj, Dervish Hima kishte marrë pjesë në tubime të rëndësishme shqiptare e ndërkombëtare, sinë Kongresin Shqiptar të Bukureshtit (1898), në Kongresin Ndërkombëtar të Orientalistëve në Romë (1899) në Kongresin e II të Napolit (1901) të arbëreshëve të Italisë, në Kongresin e turqve të rinj në Paris (1902), në Kongresin Kombëtar të Shtypit, të mbajtur më 1906 në Ostandë të Belgjikës, në Konferencën e Paqes në Hagë më 1907 dhe së fundi në Kongresin e Dibrës (23-28 korrik 1909), ku për guximin e tij ishte vlerësuar si “atdhetari zemërluan” dhe, sipas një diplomati austriak, burrëria e tij kishte “merituar respektin e të gjithëve”.
Dervish Hima kishte rënë Shqipërisë kryq e tërthor, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, para dhe pas Revolucionit xhonturk të 23 korrikut 1908, dhe kishte provuar për shumë vite rrugën e emigracionit dhe veprimtarinë jashtë atdheut, kishte krijuar lidhje e bashkëpunim me shumë atdhetarë të njohur, si me Dr. Ibrahim Temon, Nikolla Naçon, Jashar Erebarën, Pandelin Evangjelin, Ismail Qemalin, Mehmet Frashërin, Shahin Kolonjën, etj, si dhe me shumë shoqëri e klube kombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Kjo përvojë Himën e bënë jo vetëm pjesëmarrës të Kongresit të Dytë të Manastirit, por edhe një figurat kryesore të tij. Ndryshe nga kongreset e më parshme shqiptare, Kongresi i II i Manastirit u mblodh në rrethana politike të veçanta, ku lëvizja për mbrojtjen e shkollës shqipe dhe të alfabetit kombëtar kishte marrë përmasa shumë të gjëra dhe marrëdhëniet e popullit shqiptar me regjimin e turqve të rinj ishin acaruar së tepërmi.
Pranvera e vitit 1910 ishte koha kur shqiptarët, të zhgënjyer plotësisht nga turqit e rinj, po përgatisnin kryengritjen e armatosur çlirimtare, kurse qeveritarët xhonturq, që nuk ua kishin më nevojën shqiptarëve, mendonin t’i jepnin një goditje të fortë lëvizjes së tyre kombëtare, që të vlente si “mësim” edhe për popujt e tjerë jo turq të Perandorisë Osmane. Në prag të Kongresit të Dytë të Manstirit, konsulli austriak i Manastirit, duke parë “retë zeza” që po grumbulloheshin “nga të gjitha anët” parashikonte qëky kongres do të zhvillohet “me stuhi”.
Pikërisht më 2 prill 1910, kur filloi punimet Kongresi II i Manastirit ishte mbledhur Kuvendi te ”Verrat e Llukës”, afër Gjakovës, ku me thirrjen e Isa Boletinit u lidh “besa e dheut” për t’u bashkuar me kryengritjen që sapo kishte filluar në Prishtinë. Në kushte të tilla politike, përpara klubeve kombëtare, shoqërive, komiteteve të fshehta dhe të gjithë rretheve patriotike shqiptare, shtrohej detyra e ngutshme për një organizim më të mirë të lëvizjes kombëtare si në fushën arsimore e kulturore ashtu edhe në atë politike e të armatosur, për të forcuar bashkimin e shqiptarëve dhe për të bashkërënduar veprimet e tyre.
Sikurse dëshmonë “ Zëdhënia” që klubi “Bashkimi” i Manastirit shpërndau me këtë rast, qëllimi i këtij Kongresi ishte të diskutonte çështjet që kishin të bënin me mbrojtjen e shkollës, të shkrimit e të kulturës kombëtare si dhe qëndirmin që duhet të mbanin kundër reakcionit dhe politikës asimiluese xhonturke. Kongresi do të merrte masa të mëtejshme për zgjerimin e rrjetit të shkollave shqipe dhe për zhvillimin e kulturës shqiptare në tërësi.
Kongresi i II i Manastirit ishte një manifestim politik e kombëtar shqiptar.Si në fjalimet e delegatëve, ashtu edhe në vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundër përndjekjeve që po i bëheshin shkollës e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” dhe nga Porta e Lartë.
Pas Hyrijetit më 1908, Rilindasi Dervish Hima do të theksonte me ngulm se “shqiptarët janë një komb i veçantë” nga turqit dhe si të tillë kanë të drejtë të kenë gjuhën, shkrimin dhe kulturën e tij kombëtare. Këtë pasuri të madhe të shqiptarëve ai do ta mbronte jo vetëm nëpërmjet shtypit, por edhe me veprimtarinë e gjërë dhe të dendur që zhvilloi në manifestime më të rëndësishme kombëtare, një nga të cilët ishte edhe Kongresi i Dytëi Manastirit.
Ndryshe nga çishte menduar në fillim, Kongresi nuk u mbajt në mënyrë ilegale për legale. Për të nuk u kërkua leje nga valiu, por në përputhje me kushtetutën, ai vetëm u njohtua për hapjen e afërt të tij.Atëherë valiu dërgoi në Kongres, si përfaqësues të qeverisë komesarin e policisë së Vilajetit të Manastirit. Zhvillimi i punimeve të Kongresit në mënyrë legale dhe në praninë e komesarit të policisë, e ndryshoi deri diku rrjedhën e tyre, sepse në seancat e hapura të tij u diskutuan kryesisht probleme arsimore e kulturore, ndërsa në seancat e mbyllura (të fshehta) kryesisht diskutoheshin problemet politike.
Pra, krahas seancave të hapura, Dervish Hima mori pjesë dhe ishte ndër kryesorët edhe në mbledhjet e fshehta të Kongresit të Dytë të Manastirit, ku u diskutua në veçanti për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komitetit xhonturk, duke shqyrtuar edhe mundësinë e kalimit “në masa frikësuese e dhunë”. Me propozimin e Dervish Himës, në këto mbledhje u shtrua problemii forcimit të komiteteve të fshehta shqiptare që vepronin pranë klubeve, i përgatitjes së kryengritjes së përgjithshme antiosmane dhe problem i organizimit të një demonstrate masive në të gjithë vendin njëherësh, në mbrojtje të alfabetit kombëtar. Mirëpo, meqënëse numri i pjesëmarrësve në mbledhjet e fshehta ishte i vogël, ato u kufizuan vetëm në zgjerimin dhe forcimin e komiteteve të fshehta, kurse dy problemet e tjera u shtynë për t’u shqyrtuar në kongresin e ardhshëm që do të mbahet në Janinë.
Nga burimet arkivore françeze e bullgare, rezulton se në mbledhjet e fshehta të Kongresit të Dytë të Manastirit ishte hartuar edhe një program politik për autonominë e Shqipërisë, ku ndër të tjera kërkohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Shqipëri.
Sipas vlerësimit të konsullit austriak të Manstirit, ky Kongres do t’i bindte “me siguri rrethet drejtuese në Perandorinë Osmane se nacionalizimi shqiptar “ishte bërë”, një faktor me të cilin duhej bërë llogaritë dhe i cili nuk mund të eleminohet aq lehtë”.
Dervish Hima, që mbajti edhe fjalën e hapjes në Kongres, foli “për nevojat e zhvillimit të arsimit, për përhapjen e diturisë dhe për përparimin e kombit shqiptar”. Ai dhe delegatët e tjerë, si Tefik Panariti, Ferit Ypi, Reshit Efendiu Gojëdrinasi, etj., e kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Përparim” i cili në kundërshtim me premtimet shterpe që u kishte bërë shqiptarëve, po u mohonte të drejtën e arsimit kombëtar dhe të përdorimit të lirë të gjuhës shqipe, ndërhynte egërsisht në çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, si në rastin me Kongresin e Dibrës (23-28 korrik 1909), në shkollat shqipe në Shkup, etj., që ishte një e drejtë e natyrshme e njerëzore (humane) si për çdo popull.
Ky qëndrim jezuit i turqve të rinj në Kongresin e II të Manastirit nga delegatët pjesëmarrës u cilësua si një përpjekje për të përçarë shqiptarët sipas përkatësisë fetare, për të osmanizuar muslimanët shqiptarë dhe për të penguar përparimin kulturor dhe emancipimin politik të kombit shqiptar. “Na kanë shpallur luftë në fushën e shkronjave”, thekson Dervish Hima në Kongres, prandaj “ne që jemi mbledhur këtu, bashkë me të gjithë atdhetarët shqiptarë, do t’i mbrojmë me ç‘domjet shkronjat tona kombëtare”.
Kongresi tërhoqi vëmendjen e gjithë atdhetarëve shqiptare për rrezikun e shkombëtarizimit dhe të aneksimit të territoreve të Shqipërisë nga shtetet fqinje ballkanike nga Serbia, Greqia, Mali i Zi e Bullgaria. “Sërbia u tha në Kongresin e Dytë të Mnastirit, duke ndjekur një politikë shoveniste, synonte të pushtojë Kosovën, të cilën e ka pagëzuar me emrin “Stara Serbia”, ndërsa qarqet politike greke duke përdorur si mjete klerikët orthodoks konsvervatorë e progrekë, shkollat me mësues grekomanë, tentojnë të asimilojnë shqiptarët e krishterë dhe njëherit të aneksojnë territoret e Shqipërisë së Jugut”.
Aktet kryesore të Kongresit të Dytë të Manastirit ishin: Programi prej 10 (dhjetë) pikash dhe në Promemorie prej 4 (katër) pikësh që iu drejtua qeverisë osmane (Xhonturke). Në këto dokumente parashikoheshin masa të rëndësishme për zhvillimin e arësimit kombëtar, për mbrojtjen e alfabetit të shqipes, për botimin e librave dhe të teksteve shkollore shqipe, etj.
Për t’i relaizuar këto detyra (qëllime) do të ngrihej pranë klubit qëndror (tanimë ishte caktuar klubi “Bashkimi” i Stambollit) një komision kulturo – arsimor, që në Program quhej Akademi, i cili do të merrej me botimin e teksteve shollore, të veprave letrare dhe të një fjalori shqip – turqisht e anasjelltas. Në Shkup parashikohej të hapej një shkollë normale me konvikt, e ngjashme me atë të Elbasanit dhe të themelohej këtu një gazetë e re në shqip e turqisht me anën e së cilës do të njohtoheshin shqiptarët dhe opinioni publik evropianë për ngjarjet e rëndësishme që po zhvilloheshin në këtë Vilajet ( i Kosovës). Kongresi ngarkonte klubet dhe të gjithë atdhetarët shqiptarë që të punonin për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të shollave, për sigurimin e lokaleve shkollore, të mësuesve dhe të mjeteve të nevojshme financiare.
Në Promemorien prej 4 pikash, që iu dërgua qeverisë xhonturke, parashtroheshin këto kërkesa:
1. Të jepej liri e plotë për mësimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat kushtetuese;
2. Të mënjanohen të gjitha pengesat që nxirrnin autoritetet shtetërore për zhvillimin e lirë të kombit shqiptar dhe veçanërisht të mos lejohej asnjë llojë ndërhyrje në mënyrën e mësimit të gjuhës kombëtare shqipe, duke ua bërë të drejtën e zgjidhjes së alfabetit të shqipes, siç qe vendosur në Kongresin e Dibrës, mësuesve shqiptarë.
3. Nga qeveria të caktohej një suvencion për shkollat e të krishterëve shqiptarë për t’i shkëputur ato nga ndikimi i Greqisë dhe t’i kërkohej Patrikanës nga qeveria osmane që të lejonte përdorimin e gjuhës shqipe gjatë predikimit në kishë.
4. Promemoria ngarkonte klubin qendror shqiptar (“Bashkimi” i Stambollit) që të këshillohen me Shejhylismalin rreth “dëmit” që gjoja i shkaktohej fesë myslimane nga përdorimi i alfabetit latin për mësimin e shqipes.
Në Kongresin e Dytë të Manastirt, ashtu si në ato të mëparshmit, në një konspiracion të plotë u mbajtën edhe séanca të fshehta në të cilat u diskutuan çështje të tilla politike, siç, ishin: forcimi i komiteteve të fshehta dhe masat që imponoheshin me marrë për parapregaditjet e një kryengritje të përgjithshme e cila do të bëhej realitet në vitin 1912.
Kongresi i Dytëi Manastirit, ashtu si edhe mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera që u zhvilluan në Shqipëri, në pragun e këtij kuvendi, në muajt shkurt – mars të 1910, shprehën vendosmërinë e shqiptarëve për mbrojtjen e shkrimit shqip, të shkollës dhe të kulturës kombëtare në tërësi. Ato ishin njëherazi një paralajmërim për kryengritjen e armatosur që do të shpërthente në pranverën e vitit 1910.
Nuk ishte e rastit që Kongresi i II i Manastirit u mblodh përsëri, pra, për herë të dytë, pikërisht në qytetin e lashtë të Lynkestëve ilirë, në Heraklea Lynkestis, mu në zemër të Vilajetit të Manastirit, në atë trevë ku përqëndroheshin e gërshetoheshin në mënyrë më të theksuar lakmitë grabitqare të popullit shqiptar; Në këtë qytet jetonin dhe vepronin familjet e shquara shqiptare, si Gërmenjët, Zavalanët, Qirazët, Manakët, Topullit, aty ku kryqëzoheshin rrugët tregëtare, qytet ndër më të rëndësishmit në pjesën ballkanike të Perandorisë Osmane, aty ku në nëntor të 1905 u formua Komiteti i Fshehtë për Lirinë e Shqipërisë “Ja vdkeje ja Liri”, aty ku ngadhnjen Revolucioni xhonturk “Hyrijeti (23.07.1908) dhe në nëtorin e po ati viti i mbajtë Kongresi i Alfabetit (14.XI.1908).
Pra, Kongresi i Dytëi Manastirit përbënë një nga momentet kulturore e politike të kthesës në historinë e Lëvizjes Kombëtare çlirimtare, ku mbarë populli shqiptar u hodh në rrugën e guximshme të luftës së armëve e të mendimit për të flakur tej sundimin e huaj, si dhe për të siguruar të drejtat themlore për liri e tokë, drejtësi e përparim. Ajo përbën një nga ngjarjet që na shtojnë krenarinë kombëtare, sepse edhe në këtë kuvend burrash, pjesëmarrësit e zgjedhur u përpoqën për të ngritur në një shkallë më të lartë Lëvizjen Kombëtare, ku në mes tjerash u trasua edhe shpallja e Pavarsisë gjysmake të Shtetit shqiptar dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës.
Duke e parë rëndësinë dhe peshën e madhe të Kongresit të Dytë të Manastirit, jo më pak i rëndësishëm se Kongresi i Alfabetit, në këtë 115 Vjetor. Muzeu i Kongresit të Manastirit në Manastir, në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqipëtarëve (Instituti Albanologjik) në Shkup, duhej të bënin përgatitjet për ta shënuar këtë kuvend burrash nga më të rëndësishmit në Lëvizjen Kombëtare e më vendimtarët për fatet e kombit shqiptar, i cili i paraprin kryengritjeve të viteve 1910-1012 dhe trasoi rrugën e pavarsisë.Por nga të lartëpërmednurit kjo ngjarje u la në harresë.
Këtë përkujtesë – trajtesë modeste po e përmbyll me bindjen se “një popull që nuk përkujton të kaluarën dhe nuk repsketon plejadën e atdhetarëve që sakrifikuan për kombin në kohrat më të vëshira, duke falur gjënë më të shtrenjtë, djersën, mundin e gjakun, nuk dinë të ndërtojë të sotmen dhe as nuk mund ta programojnë të ardhmen”.
Strugë-31 Tetor 2025


