Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPROF.DR.NEBI DERVISHI: SHEFIT ILJAZI,BESNIKU I IDEALEVE TË LARTA KOMBËTARE

PROF.DR.NEBI DERVISHI: SHEFIT ILJAZI,BESNIKU I IDEALEVE TË LARTA KOMBËTARE

Prof. Dr. Nebi Dervishi
IN MEMORIAN
SHEFIT ILJAZI “BESNIKU I IDEALEVE TË LARTA KOMBËTARE”

Më 17 gusht 2021, në moshën 84 vjeçare ndërroi jetë Shefit Çerkez Iljazi (Xha Shefiti), atdhetar e veprimtar i pathyeshëm, besnik i idealeve të larta, i cili tërë jetën ishte në shërbim të kombit dhe do të jetë ndër breza inspirues në mbrojtjen e të drejtave kombëtare.
Shefit Iljazi i takon plejadës së veprimtarëve atdhetarë të gjysmës së dytë të shek. XX dhe dy dhjetëvjeçarëve të para të shek. XXI. Pra, të atyre veprimtarëve që janë vetë Atdheu. Të shkruash apo të flasish për këto plejadë atdhetarësh, ku padyshimin më të vogë bënë pjesë edhe personaliteti i Xha Shefitit (Shefit Iljazit) nga Dollogozhda e Strugës, duke menduar se ke shpalosur jetën, veprimtarinë e atdhetarizmin e tyre, është sikur të mendojsh që ta shterojsh Liqenin e Ohrit me gotën e ujit. Andaj duhet të kemi mirëkuptimin që këto që do të fliten dhe do të shkruhen sot, por, edhe në të ardhmen, nga kalemaxhinjtë shumë herë më të mirë se sa unë, do të jenë shumë pak, do të jenë vetëm A-ja e Alfabetit, karshi veprës së tyre sepse ato tërë veprimtarinë e tyre rinore, morale, intelektuale e atdhetare (kombëtare) e kishin përkufizuar me fjalën e shenjtë “Atdhe” apo “ Mëmëdhe”. Pra, të flasish për këtë koncept “Atdhe (Mëmëdhe)” – që është tepër i gjërë, sepse përfshin në vete shumëdimoensionalitetin shpirtëror, historik, kulturor, kombëtar e gjeografik të shqiptarizmës.
Galeria e personaliteteve të shquara atdhetare që vepruan, por, disa ende vepronë në kuadër të Lëvizjes çlirimtare, përmban edhe emra të cilët nuk janë mjaftueshëm të njohur e të vlerësuar në opinionin tonë, ndonëse shumë prej tyre kanë qenë kreatorë dhe faktorë vendimtarë të zhvillimeve që sollën ndryshimet në fatet e në pjese të madhe të kombit shqiptarë.
I ndjeri Shefit Iljazi, ose ashtu siç na pëlqente ne të gjeneratës sonë në shenjë respekti ta thirrim Xha Shefiti, bënë pjesë në grupin apo gjeneratën e veprimtarëve tanë që filluan që të japin kontributin e tyre, përgjatë dekadave të transformimit të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve të mbetur nën robërinë serbo – sllave, që nga vitit 1967, e veçmav në momentet vendimtare të riorientimit të veprimtarisë të gjithëmbarëshme kombëtare në kontekstin e ri gjeopolitik.
Vitet ’60 të shekullit XX, ishin vitet kur shqiptarët në ish- Jugosllavi, sidomos pas Plenumit të IV të Brijonëve (korrik 1966), e intensifikuan aktivitetin për më shumë të drejta politike e kombëtare. Ishin pra ato vite të ringalljes së ndjenjës së ndryshimeve kombëtare të shqiptarëve në këto hapsira, të cilat Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 i la jashtë Shtetit shqiptar, të cilët edhe përkundër masave të forta ndëshkuese të autoriteteve, nuk u ndërprenë aktivitetin e tyre në të mirë të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe avancimit të çështjes së shqiptarëve në trevat lindore shqiptare.
Ngjarjet e rëndësishme të këtyre viteve, si ngritja e Flamurit Kombëtar më 28 nëntor 1967 ( ku protagonist kryesor ishte Xha Shefiti me shokë) në Strugë dhe nëpër fshatrat e saja, demonstratat e 1968 në Kosovë e Tetovë, dhe ngarjet të tjera në Trevat Lidore etnike shqiptare, ku haptazi shprehej diskriminimi ndaj popullit shqiptar në ish- Jugosllav, ishin prologu i tërë atij aktiviteti kombëtar, sidomos në mesin e të rinjve, të cilët ishin në gjende të sakrifikonin gjithçka, që kombi të gëzontetë drejtat si të gjithë kombet apo popujt e botës. Mirëpo, intensifikimit të veprimtarisë kombëtare e të rinjve shqiptarë, regjimi maqedono –serbosllavë apo monist iu përgjigj me masa të rrepta ndëshkuese, duke arrestuar e burgosur me qindra e mija sosh. Shefit Iljazi ishte njëri nga ato të rinjë të asaj kohe, që së bashku me shokë formuan “organizatën Bashkimi i Trojeve Shqiptare”, duke sfiduar pushtetitn e atëhershëm monist të cilët kishin vendosur pas shpërnguljeve e kolektivizimit të mbajnë peng të drejtat e shqiptarëve me anën e masave repressive dhe persekutimeve të ndryshme.
Shefit Çerkez Iljazi lindi më 01 nëntor 1937, në fshatin Dollogozhdë të Strugës, ku kishte lëshruar rrënjë ndër shekujt trungu familjar i këtij fisi, me taban kombëtar. Aty i kishte pasur stërgyshërit, gjyshërit, prindërit dhe farefisin e gjërë prej dhjetëra familesh që bartin mbiemrin tjetër, Pollozhani. Të parët e Xha Shefitit, si nga linja e babës ashtu edhe nga linja e nënës, ishin shquar ndër vite për urtësi, ndershmëri dhe atdhetarizëm, vyrtyte këto që ishin përcjellur brez pas brezi deri te Shefit Iljazi.
Babai Qisi apo Çerkezi i lindur më 1903 në Dollogozhdë dhe e ëma Shefije Zhaku – Iljazi (1908-1996), si dhe tri motrat paraqitnin familjen prindërore të atyre viteve të xha Shefitit.
Rruga e jetës së tij mesa duket gjithmonë kishte qenë me gjemba. Babai i tij, Çerkez Pollozhani, nga Dollogozhda, i cili gjatë viteve 1941 – 1944 ka qenë nënpunës financash në Bashkinë dhe Nënprefekturën e Strugës, do ta lë Xha Shefitin jetim që në moshën shtatëvjeçare, sepse më 1944 do të vritet nga partizanët ose nga Brigada e V e Mariovës e oficer Canës, në afërsi të fshatit Dollogozhdë si “Ballist”.
Një rrugë konnfrontuese me politikën shtetërore do ta përcjellë edhe jetën e xha Shefitit. Pa dashur të japim ndonjë pasqyrë më të hollsishëm biografike të personazhit tonë, patjetër do të shtonim se ai gjithnjë do të jetë në kundërshtim me politikën diskriminuese të pushtetit ndaj shqiptarëve. Për këtë ai bie dy herë në burg, me ç‘rast dënohet me 13 vjet burg të rëndë. Dhe mbase, bënë pjesë në radhët e të burgosurve më të hershëm politik shqiptarë pas Plenumit të IV të Brionëve 1 korrik 1966 në Maqedoni.
Për herë të parë në burg do të bijë më 1967 dhe atë me grupin e Organizatës “Bashkimi i Trojeve Shqiptare” që për herë të parë ngriti flamurin kombëtar në Maqedoni dhe do të dënohen me disa vite burg të rëndë, të cilat do t’i mbajnë deri në orët e fundit.
Ishte fundi i muajt nëntor 1967. Më të moshuarit e mbajnë mend vetëm atë që pëshpëritej se “është ngritur flauri shqiptar në ….” Por, flitej shumë me kujdes duke shtuar se: “… Janë zënë ata që kanë ngritur flamurin”. Këtu me gjasë edhe përfundonte muhabetin rreth kësa ngjarjeje asa kohe të pazakontë. E vërteta mund të thuhet se u paraburgosën për një kohë bashkë me protagonistët e këtij akti me mjaftë rreziqe. Por, e vërteta është se që atëherë ky grup ndër popullatën e këtyre anëve do të njihet si “Grupi i Flamurit”. Xha Shefiti për këtë rast do të shprehet: “Ishte një ditë para festës së 28 Nëntorit kur ishim marrë vesh që të ngrejmë flamurin kombëtar në rrethinën e Strugës. Flamuri u ngrit vetëm në Dollogozhdë dhe në Ladorishë, kurse u bllokua në Veleshtë, Strugë, Ohër, e Livadhi. Personalisht i bëra 11 flamuj, kurse shqiponjën e vizatoi në një karton njëri nga bashkëveprimtarët, Sejdin Lloga. Gjashtë nga flamut ishin paraparë të ngriheshin në Strugë, kurse të tjerët nëpër qytete të tjera. Pas zbulimit, na burgosën duke na akuzuar si “Organizatë që angazhohet për bashkimin e tokave shqiptare”. Kemi pas ideal kombëtar dhe nuk e kemi ditur çka është frika sepse ishim betuar për kombin dhe se ishim në dijeni se do të shkonim në kazamatet sllave, por, obligimet karshi kombit ishin të mëdha krahasuar me sakrifikimin tonë…”
Mirëpo, qëllimi i grupit “Organizatat e Bashkimit të trojeve shqiptare” u zbulua nga organet sepse tradhtinë e kishim në mesin tonë, dhe se flamuri u ngrit vetëm, në Rrugën e Veleshtës, në Dollogozhdë. Së shpejti do të arrestohemi që të gjithë, unë Shefit Iljazi, Sejdin Lloga, Olloman Sela, Xhevat Lena, e Zudi Bakiu. Grupi ngarkohej për dy vepra penale, atë të rrezikimit të integriteti territorial të ish- Jugosllavisë dhe për spiunazh në favor të në shtetit tjetër.
Pas hetimeve të gjata, gjykimi i grupit do të zhvillohet në prill të vitit 1968. Salla e Gjykatës së Qarkut në Manastir qe mbushur plotë. Mbi 500 vetë të interesuar, me padurim prisnin që të shihnin flamurin tonë kombëtar. Kur gjykatësi i çështjes e nxorri atë si provë material, sallën e përshkroi një ngërç të vërtetë…. “Gjyqi i Qarkut në Manastir, pas gjashtë seancave, në 28 prill 1968 dha dënimin për: Shefit Iljazi – 6 vjet burg të rëndë, Olloman Sela – 4 vjet, Sejdin Lloga 2 vjet dhe Zudi Bakiu dhe Xhevat Lena nga 1 vitë, heqje lirie.
Shefit Iljazi do të hy në burg djal i ri dhe pas 6 vitesh do të dalë me flokë që i kishin filluar t’i zbardhohen ose t’i thinjen. Edhe pas vuajtjes së dënimit, Xha Shefiti nuk pushoi së vepruari për çështjen kombëtare.
Për herë të dytë, do të dërgohet në Burgun e Idrizovës, në 15 qershorin e vitit 1982, ngase i ka takuar grupit “Kushtrimi i Lirisë”, ku kanë bërë pjesë Rafi Halili nga Tetova që dënohet 17 vjet burg, Shpëtim Pollozhani me 13 vet burg dhe xha Shefiti me shtatë vjet burg të rëndë, si dhe shumë të rinj të tjerë. Për këtë moment xha Shefiti në mes të tjerave do të shtojë: “Përderisa Rafi Halili kërkohej gjithandej nga policia, ai ishte i strehuar këtu në Strugë”…. “Më kujtohet një udhëtim që bëra në Greqi, ku duhej kontaktuar me bashkëveprimtarët tjerë për ta nxjerrë jashtë Rafiun. Më kishin vënë përcjellës, dhe meqënëse, lejohej vetëm dyqind marka gjermanë, unë t’ju themë të drejtën u detyrova t’i gëlltis, të cilat pastaj i nxorra me të vjellur. Kjo mbase është një nga ato vuatjet më të vogla, sepse, atë që përjetuam në burgun e Idrizovës, e sidomos gjatë hetimeve nuk gjej fjalë të përshkruhen dot. Gjatë gjithë kohës na mbanin nën presion, nën mbikqyrje, na detyronin të bënim punët më të rënda dhe çka jo tjetër”.
Për Shefit Iljazin burgu ishte si një obligim që duhej bërë ndaj kombit, në atë kohë kur shqiptarët ishin shumë të cënuar. Nuk fliste shumë për veten e tija, edhe pse shumë të tjerë pas viuteve nëntëdhjeta të shek. XX, vitet e burgut i shëndrruan në aksione politike dhe bileta të sigurta për t’u marrë me politikë.
Edhe pas vuajtjes së dënimit xha Shefiti do të vazhdoi punën në të mirë të kombit, duke u shëndrruar tërë këto vite, simbol i patriotizit strugan e më gjërë si dhe një nga emrat që e kontributin e tij ka lënë gjurmë jo vetëm këtu në qytetin e Strugës, por edhe në të gjitha trevat lindore shqiptare.
Më 16 nëntor 2016, Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, duke vlerësuar kontributin e madh të Xha Shefit Iljazit që ka dhënë për çështjen kombëtare duke shkrerë rininë dhe pasurinë e tij, i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila dekoratë u ndahet nga Presidenca e R. të Kosovës me procedurë të rregullt nga viti 2013, personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta.
Emri i xha Shefit Iljazit do të kujtohet për herë nga ne që punuam e vepruam së bashku gjithë këto vite, si dhe nga gjeneratat që do të vijnë pas, për shembullin e sakrificës dhe punës vetmohuese. I jemi mirënjohës për aq sa ka kontribuar. Ja kishim lakminë se shembulli i tij na mësoi dhe na dhuroi forcën se si duhet mbajtur gjallë shpirti I sakrificës për atdhe e kombë.
Lavdi emrit dhe veprës së njeriut i cili ishte një jetë në shërbim të kombit dhe sinonimi i sfidave tek brezat më të rinj.
I qoftë dheu i lehtë në tokën arbërore.

18, Gusht 2021

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments