Tuesday, December 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëProf. Dr. Nebi Dervishi: “Kontributi i Arvanitasve në themelimin e Greqisë së...

Prof. Dr. Nebi Dervishi: “Kontributi i Arvanitasve në themelimin e Greqisë së Re dhe heronjtë e tyre”

Prof. Dr. Nebi Dervishi
“Kontributi i Arvanitasve në themelimin e Greqisë së Re dhe heronjtë e tyre”
Në vitin 2024 mbushen plot dy shekuj e dy vjetë(1821-2024) të Kryenritjes apo Revolucionit grek ku arvanitët ose arbëreshët e Greqisë dhanë kontributin e tyre të pamohueshëm.
Për shqiptarin e zakonshëm në R. e Shqipërisë dhe në trevat lindore shqipare (Kosovë e në Maqedoninë Perëndimore), madje edhe për individin e arsimuar, që nuk është i prirur për literaturën historike dhe që informacionin historik e merr vetëm rastësisht e përciptas, njohurit për arbërorët (arvanitët) e Greqisë apo arvanitët, nuk janë ende në nivelin që do të duhej të ishin.
Arvanitët në Greqi nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë ende në Greqi që nga antikiteti , ndërsa Rilindasi Sami Frashëri e vendos zbritjen e parë të arbërorëve (arvanitësve) në Greqi në shek. IV të erës sonë e tutje . Për disa studjues, në mënyrë të mjegulluar “arvaniti” për ta, është shqiptari i diasporës mesjetare të vendosur në Greqi, i cili, në shekullin XIX, luftoi për pavarsinë e Greqisë. Të pakët janë ata që kanë idenë për përmasat e shtrirjes gjeografike dhe numerike të arvanitëve në periudha të caktuara gjatë shekujve, si p.sh. në atë paraosmane gjatë së cilës rreth 150 mijë arbër u zhvendosën drejt jugut të trevave të tyre, duke konsoliduar praninë masive në brigjet e Egjeut. Më të pakët në numër janë ato që kanë dëgjuar për argumentet e studjuesve, që rreken të gjejnë nëse ka pasur prani të etanosit iliro-arbëror në jug të Gadishullit Ballkanik qysh në mijëvjeçarin e parë pas krishtit, ndoshta edhe më herët, çka do t’i bënte arbërorët e sotëm të Greqisë, autoktonë të hershëm në Gadishullin Jugor, sikurse edhe vetë ata besojnë. Për aq sa dihet për arvanitët, as studjuesit e antikitetit nuk do t’i gejmë në në mendje, made ata të periudhave të hershme vetëm diskutojne dhe hamendësojnë për të definuar nëse ka pasur afri më të hershme midis iliro-arbërorëve dhe grekëve antikë në ato thellësi të kohëve të shkuara, kur një popull emërtuar “pellazg”, ishte populli më i madh i Mesdheut.
Shumëkush do të çudite kur të dëgjonte se Peleponezi apo siujdhesa e Peleponezit ose Morea në shek. XIV banohej të paktën 50 përqind nga arvanitët, ndërsa në një regjistrim të gjysmës së dytë të shek. XIV në pjesën veriore dhe qendrore të këtij gadishulli, ndër 198 vendbanime, 155 rezultonin arbëror apo arvanitas, dhe se shteti grek i porsakrijuar në vitet (1821-1829), me rreth 570 mijë banorë, ¼ e ndoshta 1/3 e popullsisë e kishte arvanitë, se Athina e asa kohe, një qytezë me 9-10 mijë banorë, kishte me shumë arvanitë se sa grekë (4 mijë arvanitë, 3 mijë turq e 3 mijë grekë), etj.
Historiani i njohur arvanitas Aristidh Kola (1944- 11.X.2000) është njëra nga figurat më të shquara në fushën e kulturës dhe publicistikës të arvanitasve të Greqisë. Ai ndan mendimin se “Pak njerëz në Greqi sot, nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas. Por, është vështirë të thuash se sa është numri i saktë i arvanitasve të Greqisë. Sot nuk është e mundur të bëjsh një regjistrim të saktë dhe të thuash: “Kaq jemi”! Ajo që njihet më lehtë janë rajonet e fshatrave ku banojnë këta njerëz, apo që kanë banuar më parë, sipas dokumenteve tanimë të gjetura. Të habit përhapja e tyre dhe depërtimi mes popullatës më të vjetër greke. Të shumta janë fshatrat e tyre në Thiva pranë Athinës, në Peleponez, por edhe në Dodekanez e ishujt e Agroanikoi…. Apo në ishullin e madh të KRetës, d.m.th. në qendrat historike të Greqisë së Vjetër… Por, historiografia greke nuk ka parasysh pellazgët dhe pasardhësit e tyre arvanitasit. Rrënjët e grekëve janë tepër të trazuara e të lidhura e ato arvanitase. Akoma, edhe ato që erdhën në Greqi, pas vitit 1922, ku u krijua shteti qemalist, turk, nga Azija e Vogël, në një farë mase janë me rrënjë arvanitase. Ato kryesisht që erdhën nga Izmiri, Stambolli, Bursa, etj.
Arvanitët apo Arbëreshët e Greqisë – emër i vjetër i popullit shqiptar të cilët e mbanin ata, dhanë një ndihmesë të rëndësishë në zhvillimin ekonomik të Greqisë, në hapjen e tokave të reja, kontribuan në zhvillimin e lundrimit detar e të tregëtisë si dhe për rriten e potencialit njerëzor.
Në gjysmën e dytë të shek. XV dhe në fillim të shek. XVI popullsia arbëreshe apo arvanite mori pjesë, krahas asaj greke, në luftë për mbrojtjen e vendit kundër pushtimeve osmane, sidomos në Gadishullin e Moresë.
Si datë e fillimit të kryengritjes së madhe greke që u zhvillua me moton “Lefterja i thanatos” (Liri a vdekje), njihet 25 marsi i 1821, por kuptohet që veprimet luftarake të kryengritësve kishin filluar më parë. Terenin e një kryengritjeje me përmasa të mëdha e kishin përgatitur çetat, dhe luftëtarët e njohur të thirrur (quajtur) klefte, brigande, komitë, etj. Kryengritja që filloi në Peleponez, përfshiu të gjithë Greqinë kontinentale dhe ishujt e Egjeut.
Reagimi osman ndaj aksioneve luftarake të grekëve fillimisht ishte i dobët. Autoritetet osmane ishin më tepër të preokupuar me problemin e Ali Pashës dhe të një lufte të mundshme me Persinë.
Angazhimi i trupave osmane në Balkanin Perëndimor dhe në provincat rumune u dha kohë kryengritësve të Peleponezit të forconin pozitat. Por, me kapjen dhe ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës në 21 janar 1822, Porta e Lartë i kishte duart e lira për t’u marrë me grekët.
Luftën e përbashkët të arvanitësve dhe grekëve për pavarsi mund ta ndajmë në tri periudha:
– Në periudhën e parë 1821-1824, turqit u përpoqën të shkatërronin kryengritjen, por nuk ia arritën qëllimit.
– Në periudhën e dytë (1824-1827), sulltani kërkoi ndihmë nga pashai i Egjyptit, Mehmet Ali Pashai i Misirit, i cili kishte krijuar një ushtri të modernizuar.
– Në periudhën e tretë (1827-1829), fuqit e mëdha hoqën dorë nga politka asnjanëse dhe i siguruar Greqisë pavarsinë.
“…Ata që bënë Morenë –gjithë shqiptarë qenë”… do të shkruante A. Z. Çajupi dhe me të drejtë historia e ka vërtetuar këtë.
Disa historian grekë, evropianë dhe shqiptarë, shumë figura të ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritar grekë ose si u pëlqen grekëve “verioepirotë”. Termi grek në shek. XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç ka sot. Kështu, kryengritjen e vitit 1821, Fuqit e Mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitas, elenasit, vllehët dhe bullarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik e kombëtar grek.
Vetë helenasit, në shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuha e tyre romaikis. Kështu, Rigos Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një varg të saj shkruan: “bullgarë dhe shqiptar armenë edhe grekë e arab”. Pra, në poemën e Rigas Fereas, grekët e sotëm, njiheshin si romei, kurse shqiptarët me emrin e sotëm arvanitës. Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin edhe vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhëtarë, e duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi, pas themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata poltikanë dhe historian grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të vitit 1821, kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi . Por nuk ia arritën këtij qëlimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.
Arvanitët janë një realitet në shtetin grek. Ata kanë luftuar në Kryengritjen e vitit 1821 bashkë me grekët kundër turqëve osmanë për formimin e shtetit grek, ndërsa arvanitasit e quajn veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas, nga fshati Arvanitohori, pranë Tirnovas në Bullgari. Ata ishin Pano Joani, Nikol Kristianika, Jonaq Adhami.
Është fakt dhe tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821-it, ishin arvanitas. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të vitit 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë së Greqisë në vitet e kryengritjes, mund të spjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë turko-osmanë.
Disa nga heronjtë arvanitas që kontribuan në Revolucionin grek të vitit 1821 ishin: Georgio Kundurioti, Kiço Xhevella, Andoni Kryezi, Teodor Kallakatroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti Dhimitër Vullgari, Konstandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskoqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikollao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë të tjerë.
Kryeministri i parë i shtetit grek ishte një arvanit me origjinë nga Gjirokastra dhe quhej Jani Kapodistria (1776-1831), i cili ishte birësuar në Korfuz nga familja e dëgjuar e Kapodistria. Personalisht Jani Kapodistria ishte djali i Andon Gjikës nga Gjirokastra që kishte mërguar në ishullin e Korfuzit.
Arvanitasve u takoi nderi më i lartë që t’ia sjellnin kurorën Greqisë mbretit të saj OTON, sepse të tre anëtarët e komisionit që u dërguan, ishin arvanitasit: Andrea Miauli, Kostë (Kiço) Boçari dhe Dhimitër Pllaputa.
Ata udhëtuan në Mynih të Gjermanisë për t’ia vënë kurorën e Mbretërisë Greke, Otonit, djalit të dytë të mbretit të Bavarisë, Ludovikut të I.
Pra, kontributi i popullsisë arvanite, në tërësinë e rrjedhave historike, zhvillimeve dhe konsolidimin e shtetit modern grek, është i përmasave të tilla që vet ky vend dhe ky popull nuk mund të kuptohet pa prezencën e saj, nuk mund të lëvizë pa bashkëlëvizjen e saj dhe nuk mund të vinte këtu ku është sot pa mundin, gjakun, heroizmin dhe mendimin që ai jetësoi në atë vend.
Kjo pjesë e popullit shqiptar, arvanitët, që ishin anas (vendas) e një pjesë zbriti nëpër murgëtirat e shekujve dhe u shpërnda thellë në tokën e lashtë greke, ishte si ajo fara e mbarë, e cila hidhet në një tokë djerrë, kur mbi të ka rënë hija e harresës mbas shumë tragedisë dhe fatkeqësish historike. Arvanitët, me të zbritur, rigjallëruan atë tokë, i dhanë së pari jetë dhe frymëmarrjen e shumëpritur.
Qëndresa, lufta dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur dhe ruajtur atë tokë, që për ta ishte atdheu i tyre i ri, nga sulmet dhe invazionet e shumta dhe sidomos qëndresa përpara agresionit osman, ngritën emrin e kësaj popullsie në përmasa ballkanike dhe evropiane. Luftrat e saj deri në vetmohim është një kontribut i rëndësishëm që arvanitët e dhanë për Greqinë dhe historinë mesjetare të saj.
Por, ajo që përndrit emrin e kësaj popullsie krenare dhe që i dha vërtet një vend të veçantë në historinë e këtij vendi, ishte kontributi dhe energjitë masive që ajo derdhi në revolucionin për pavarsinë e Greqisë të vitit 1821. Ky eveniment i madh për popullin dhe historinë e Greqisë, e nxorri atë nga skllavëria shekullore osmane dhe dha sinjalet e para në ballkan për popujt e tjerë të këtij rajoni të godisnin (qëllonin) vargojtë e huaj. Fitorja e pavarsisë që në fillimet e shekullit të XIX dhe formimi i shtetit të parë të pavarur, e ingranoi këtë vend në rrjedhat e modernizimit dhe qytetërimit evropian. Ajo i dha këtij vendi shumë shpejt mundësinë të gjejë vetëvehten, të njoh të kaluarën dhe të shikoi me optimizëm të ardhmen.
Kontributi që dhanë arvanitët në këtë epokë, padyshim është i përmasave të veçanta. Kjo sa për pjesëmarrjen e tyre masive në betejat e ashpra, komandantët dhe udhëheqësit popullorë aktivë, sakrificat e pashembullta në beteja ku vareshin fatet e popullit dhe të revolucionit, sakrifiligjet deri në vetmohim të cilës ata i qëndruan legjendare dhe të palëkundur deri në fund.
Të trajtojsh revolucionin, për pavarsi dhe kontributin e madh e të veçantë që dhanë arvanitët në të është e vështirë dhe një ndërmarrje e përmasave të mëdha. Kjo popullsi që në atë kohë barazohej për nga numri me popullsinë greke, apo dominonte mbi të ishte shtyllë e fuqishme e kësaj lëvizjeje popullore të armatosur. Historia greke tanimë ka evidencuar zhvillimet dhe lëvizjen e kësaj kohë. Deri 90 përqind e kapedanëve që drejtuan çetat kryengritësve nga toka apo nga deti ishin të gjithë arvanitë. Pjesa më e madhe e njësive të luftëtarëve kryengritës përbëhej pikërisht nga kjo pjesë e popullsisë dhe betejat vendimtare e më të përgjakshme u përballuan nga këto heroj.
Pra, numri i herojve arvanitë në revolucionin për pavarsinë e Greqisë është natyrisht tepër i madh. Mundi, gjaku dhe përpjekjet dhe vendimi i tyre shtrihet dhe gjendet në çdo pëllëmbë të tokës greke. Bëmat dhe kontributi i tyre është i mpleksur fort me atë vend dhe me historinë e tij ashtu sikurse dhe kjo diasporë e hershme historike e cila është natyralizuar me këtë vend. Nëse i përmendëm më lart disa ose vetëm pak figura në radhën e shumë prej atyre që renditen në listën e heronjve të revolucionit, duhet thënë se krah tyre qëndrojnë me qindra dhe mijëra luftëtarë arvanitë të thjeshtë, të njohur apo anonimë që derdhën gjakun e tyre, në betejat e shumta me pushtuesin shumëshekullor osman, në vitet 20-30 të shek. XIX.
Strugë
17.02.2024
Prof Nebi Dervishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!