Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPROAQUA e Strugës i reagon Ermis Kalës,këshilltarit nga Ladorishti

PROAQUA e Strugës i reagon Ermis Kalës,këshilltarit nga Ladorishti

REAGIM

I nderuar Këshilltar Ermis Kala.
Po ju përgjigjemi në mënyrë koncize në lidhje me dy problematikat që ju i keni parashtruar.
Në lidhje me Problematikën e cilësisë së ujit ju theksojmë se “Enti për Shëndetin Publik” është institucion shtetëror serioz i cili si pjesë të veprimtarisë kryesore e ka matjen e cilësisë së ujit dhe kujdesin që të gjitha ndërmarrjet publike të ujësjellësit në shtetin tonë të ofrojnë ujë të pastër dhe cilësor. Nëse “Enti për Shëndetin Publik” konstaton se uji nuk i plotëson parametrat e cilësisë dhe është i dëmshëm për popullatën, ata i bëjnë vërejtje Ndërmarrjes dhe nëse ajo nuk reagon pozitivisht pas vërejtjes inicojnë procedurë penale pranë organeve kompetente dhe me këtë udhëheqësi i ndërmarrjes përgjigjet penalisht.
Nëse “Enti për Shëndetin publik” edhe përkundër cilësisë së keqe të ujit nuk inicon procedurë konform ligjit, atëherë personat përgjegjës në këtë institucion do të përgjigjen penalisht për shkelje të ligjit dhe dëmtim masiv të popullatës.
Rasti i fundit ku ky Ent ka ngritur procedurë penale ndaj një Udhëheqësi të Proaqua-s ishte pikërisht në mandatin e “Aleancës për Shqiptarët” ku disa herë u ngrit kallëzim penal ndaj Drejtorit të Proaqua-s për shkak se “duhej të paguhen restoranet dhe hotelet” dhe nuk kishte para as edhe për Klor dhe kështu qytetarët e Strugës gjatë gjithë mandatit të “Aleancës për Shqiptarët” kanë pirë ujë të pasigurt dhe të papastër. Ishin ngatërruar prioritetet.
Edhe një herë e theksojmë se “Enti për Shëndetin Publik” është Institucion SERIOZ SHTETËROR i cili e ka të drejtën ekskluzive për të bërë kontrollin e cilësisë së ujit, e kështu nuk ka asnjë arsye që ne të mos i besojmë dokumenteve që ai na servon.
Sa i përket problematikës së dytë, edhe një herë do ta theksojmë se lidhjet e reja qe bëhen përgjatë rrugës kryesore në fshatin Ladorisht janë pjesë e projektit për Linjën e re të ujësjellësit në këtë fshat dhe pa u përfunduar ato lidhje nuk mund të mbulohet asnjë prerje horizontale as me pllaka e as me asfalt sepsë nuk ka logjikë. Gjithashtu theksojmë se shumë prerje horizontale janë si rezultat i punës së ndërmarrjes private që merret me rinovimin e rrjetit të rrymës elektrike. Njëherit këto lidhje që bëhen në linjën e re të ujësjellësit ku njëkohësisht pasivizohen të vjetrat, nuk do të paguhen nga ana e konsumatorëve ekzistues sepse janë pjesë e projektit. Përkundrazi lidhjet e reja normalisht që duhen paguar sipas akteve pozitive të shtetit dhe ndërmarrjes sonë.
Këtu e shfrytëzojmë rastin t’ia rikujtojmë Këshilltarit të ndëruar që objekti në të cilin ai e ushtron veprimtarinë e tij “Farmacia Zegin” nuk është i regjistruar në sistemin tonë të ujësjellësit, që domethënë se shfrytëzon ujë në mënyrë ilegale, gjë për të cilën ju si shfrytëzues përgjigjeni në bazë të ligjit e prandaj duhet sa më parë të vini dhe të aplikoni për legalizim të lidhjes së ujit.
Në vijim do të shfaqim rezultatet e fundit mbi cilesinë e ujit nga “Enti për Shëndetin Publik” ku edhe një herë tregohet se cilësia e ujit është ne nivel të normales.
NPN “Proaqua”- Strugë u drejtohet të gjithë qytetarëve dhe institucioneve që nëse kanë ndonjë pyetje apo shqetësim në të ardhmen të drejtohen në sportelet dhe zyrat tona administrative që në kohë sa më të shpejtë të marrin shërbimin dhe informacionin që u nevojitet, që të mos kemi nevojë më shumë të humbim kohë me të këtilla reagime të politikës ditore që shfrytëzohen nga ana e eksponentëve të caktuar politikë për të arritur qëllime të caktuara.
Për fund ju kërkoj ndjesë që ju shkruajta gjatë, për shkak se nuk kisha kohë t’ju shkruja shkurt.

Me respekt,
NPN Proaqua Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments