Pritje të gjata në kufirin Hungari-Serbi, ndërron jetë mërgimtari (FOTO)

0
16

Një kosovar ka ndërruar jetë gjatë ditës së diel, derisa ishte duke pritur në kufirin në mes të Hungarisë dhe Serbisë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Siç ka bërë të ditur një dëshmitar për Telegrafin, bëhet fjalë për një të moshuar, rreth 60 vjeç, i cili, me gjithë ardhjen e Ndihmës së Shpejtë, ka ndërruar jetë.

“Në kufirin Hungari-Serbi kishte kolona të gjata. Kemi pritur rreth 16 orë, shumë pritje, shumë vonesa. Në këtë situatë, një i moshuar rreth 60 vjeç nga Kosova ka pas probleme shëndetësore. Edhe pse erdhi ndihma e shpejtë, nuk munden të bëjnë asgjë, pasi ai vdiq”, ka thënë dëshmitari.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5