Një djalë nga Tansmania, ka humbur 75% të shikimit të tij, nga një lazer që thuajse gjithë fëmijët e kanë nga një, të paktën djemtë po!
Kur mjeku kontrolloi sytë e tij, rezultoi se lazerin e kishte çuar tek sytë një kohë të gjatë, e kështu ishte lënduar retina e syrit.
Dëmtimi i syrit ka qenë i menjëhershëm dhe madje ka pasur një efekt të madh, duke i humbur thuajse gjithë shikimin.
Sytë e tij janë lënduar tek një zonë e quajtur makular, që do të thotë se ka të ngjarë që shikimi t’i humbasë përherë.
Geoff Squibb okulisti që e kontrolloi djalin, paralajmëron prindërit të mos i blenë fëmijëve lazer, pasi pasojat mund të jenë shumë të mëdha.