Saturday, March 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriPrifti shqiptar: Nëse Europa nuk na pranon sepse ka myslimanë, atëherë unë...

Prifti shqiptar: Nëse Europa nuk na pranon sepse ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë!

Dom Gjergj Meta po vlerësohet si një mendjendritur dhe shqiptar i vërtetë. Ai ka dhën ënjë deklaratë, me të cilën dëshmon bashkëjetesën dhe harmoninë mes shqiptarëve të feve të ndryshme. “Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën”, ka shkruar Meta, transmeton Gazeta Lajm.

Ja postimi i tij i plotë:

“Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës, me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo.
Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën.”
– Dom Gjergj Meta

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments