Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e saj me Policinë e Kosovës derisa situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme!”, ka shkruar tutje Osmani.
Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar sot me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur poashtu se edhe 3 sulmues janë të vrarë në veri të Kosovës.
Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve janë duke vazhduar./Telegrafi/