Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPremtime Zylali nga Ladorishti: Ta rrethojmë numri 6 për të ardhmen e...

Premtime Zylali nga Ladorishti: Ta rrethojmë numri 6 për të ardhmen e fëmijëve tanë

Kandidatja për këshilltare komunale dhe kryetarja e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët, Premtime Zylali para banorëve të Ladorishtit foli për rëndësinë e zgjedhjeve aktuale dhe nevojën e patjetërsueshme për ndryshim.
“Është shumë e vërtetë se kur del para njerëzve ndër të cilët je rritur dhe je edukuar, emocionet janë të shumëfishta. Por në fakt unë kam edhe disa arsye të tjera që jam shumë e emocionuar sonte. Në një ditë krejtësisht normale, unë duhej që sonte këtu të vija, por fatkeqësisht unë vij nga spitali i qytetit ku kam lënë një fëmijë të sëmurë dhe nuk e them këtë për të marrë mëshirën e dikujt sepse fundja të gjithë kemi fëmijë dhe siç thonë më të vjetrit, ashtu rriten. E them këtë për të përcjellur një mesazh shumë të qartë. Për ne që jemi këtu dhe për ata që nuk janë këtu. Ne në Aleancën për Shqiptarët nuk e kemi të shenjtë vetëm familjen që kemi në shtëpi, por të gjithë fëmijët tuaj që jeni këtu dhe të gjithë shqiptarët e Strugës, Ladorishtit, Labunishtit, Veleshtës, Dollogozhdës e kështu me radhë”, u shpreh profesorja Premtime Zylali.
Zylali kërkoi mbështetjen e ladorishtarëve dhe gjithë struganëve. Këto zgjedhje sipas saj janë zgjidhje për fatin e fëmijëve, zgjidhje për hallet e problemet e qytetarëve dhe jo zgjidhje për rrugë të shkurtra për t’u pasuruar pushtetarë e persona të ndryshëm.
“Struga e ka humbur bukurinë. Struga ka rënë në një hije që nuk i shkon për shtati. Poashtu edhe gjithë fshatrat përreth. Prandaj zonja dhe zotërinj, do ju lutesha që të mobilizohemi, me zemër të pastër, me mendje të kthjellët, ashtu siç dinë të bëjnë ladorishtarët dhe gjithë struganët që më 17 Tetor pas asnjë hezitim të rrethojmë numrin 6 dhe Struga jonë të jetë më e mirë për fëmijët tanë, për ardhmërinë tonë”, theksoi Premtime Zylali.
Rinia e Ladorishtit dhe gjithë Strugës, sipas profesores Zylali, e ka vendin këtu, prandaj ndryshimi në këto zgjedhje është i domosdosshëm që rinisë t’i japim shpresë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments