Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPremtim Dema: Dikur kishim analfebetizëm të trasheguar, sot kemi analfabetizëm akedemik të...

Premtim Dema: Dikur kishim analfebetizëm të trasheguar, sot kemi analfabetizëm akedemik të tipit master dhe doktor

Nga Premtim Dema

Ajo që ndodhi në Strugë me Inspektoret të cilet kan dashur të bejne vetem punen e tyre dhe jo më shumë, në sherbim të qytetareve është e papranushme.

Këta metoda tregojne se sa larg është Maqedonia në rrugtimin e saj drejt civilizimit BE.
Me të folur kryeministri i vendit Zoran Zaev është Europian, me vepra është nje „Ballkanas“ që për hir të interesit mbron „Krimin më të shumtuar që i behet një Populli, Shkollimi dhe Edukimi, si dhe „Ndergjegjia dhe Mirqenja“

Dikur si shoqeri është dashur ta luftojmë „Anafalbetizmin klasik si pasoj e rroberimit“ Tash ka ardhur koha të luftojmë „Anafalbetizmin Akademik“

Kuadrot tona Shqiptare janë per fat të keq „Analfabet të Diplomuar“ që me nënen Parti kan zënë vende kyçe, kurse ata që me djers e dieni kan mbaruar shkollat i kan detyrar të largohen për shkak se nuk u është dhënë mundsia që të kyçen në profesionin që meritojnë.

Kemi nxjerr gjerata të tëra të „Analfabetve Akademik“.

Kur këto njerez behen „Al Capone“ të sistemit atëher ndodh ajo që u ka ndodh Inspektorve dje në të ashtuquajturin „ Univesitet i Struges“.

Sot me ata Diploma keni njerz që na udheqin, Kuadrot e „ Partis 17 vjeçare në pushtet, BDI“ dhe jan pjes e Qeveris Zaev dhe pjes e kuadrove të përzgjedhura në Komunen e Struges. Tragjedi Kombetare…

Çuditrisht njeriu që shitet si promotor i vlerave Europjane po hesht, per hir të shumices Qeveritare që ja garantojnë këta Al Capone Shqiptar. Po edhe sipas motos „Budallai dhe Krimineli kontrollohet më mir“

Në çdo shtet të civilizuar ishte mbyllur ky Univesitet Shtypshkronje, dhe si pasoj e kësaj afere me përmasa të mëdha krimi, Ministri i Arsimit dueshte të tërhiqet nga detyra. Ose me dekret të prer të ndaloj veprimin e „Universitetit Shtypshkronje“
Është obligim moral dhe ka të bej me karakterin e shëndosh të një individi me përgjesi.
Drejtsia dueshte të merret me çeshtjen edhe Personat të inkuajuar në këtë Krim, dueshte të përgjigjen para Drejtsis pa marr parasysh se kush është „Pashai apo Al Capone“

Po e kunderta ndodh, të gjith heshtin dhe presin që të shuhet kjo zhurmë e pa dëshiruar.
Si më tha një qytetar „ Prish pun kjo, është fitim i papar“

LSDM që deri dikur na shiste mend për vlera, sot është partner i ketyre Al Caponeve Strugan, i ndihmoj të manipulojnë dhe të fitojnë zgjedhjet lokale. I mbron në krimin që bëjn, i ka bëre të paprekshem.
Pastaj kur fillon kriza, kryeministri vjen për tu dalur krah, siç beri për aferen e bregut të liqenit.

Sot, neser dhe në të ardhmen nuk ndryshojnë gjerat, po ndryshojnë vetem interesat.

Premtim Dema

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments