Në një kohë kur Shqipëria po kalon momente të vështira për shkak të pandemisë së COVID-19, vjen një lajm i mirë nga Elvis Naçi.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ngrohur zemrat e shqiptarëve që ishin njohur me historinë se Elion, fëmija i cili është prekur nga tumori, ka dalë me sukses nga një operacion. Po ashtu Naçi ka falënderuar të gjithë shqiptarët që kontribuan për të mbledhur 100.000 euro për ndërhyrjen kirurgjikale.
MESAZHI I NAÇIT
LAJM I MADH . LAJM MADHESHTOR! SHPERNDAJE!
Me leje te Zotit u shpetua nje Jete!
Elio sapo ka dale nga operacioni dhe mjeket thone qe cdo gje ka shkuar mire. Babai i Elion na jep lajmin e madh, na gezon pa fund edhe pse ne nje situate jo normale ne gezohemi se bashke shpetuam nje jete…
Shqiptaret dhuruan per operacionin e Elios 100.000 euro dhe sonte marrim lajmin e madh, lajmin dhe pergjigjen e lutjeve te mijera shqiptareve. Zoti ju shperblefte nuk kam fjale, vertete kam emocione kur po i shkruaj keto rreshta, ju falenderoj me respekt te vecante, bashke kemi bere dhe do te bejme vepra te medha, Zoti i gjithesise ju ruajt, ju begatofte, ju dhente shendet, largofte nga ju cdo semundje, cdo brenge, cdo hall… Amin! Amin! Amin!