Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPolicia të dielën ka dënuar 881 shoferë

Policia të dielën ka dënuar 881 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në aksionin e policisë që u krye të dielën në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 881 shoferë, pasi ata kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, raporton SHENJA.

MPB sqaroi se 70 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar .

Në të njëjtën kohë, 484 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 397 jashtë qytetit. MPB informoi se kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments