Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicia shton aksionet, 40% e shoferëve të dehur në timon

Policia shton aksionet, 40% e shoferëve të dehur në timon

Sinjalistika rrugore në kryeqytet shpesh shërben vetëm si dekor i rrugëve. Por, mos-respektimin i tabelave të trafikut sipas autoriteteve mund të jetë me pasoja fatale.
Kjo situatë ka bërë që policia të shtojë aksionet rrugore. E shoferët që i shpëtojnë aksidenteve, vështirë e kanë t’i shpëtojnë gjobave.

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski thotë se dukshëm është ulur numri i aksidenteve të trafikut. Ai thotë se në Shkup kundërvajtjet në komunikacion bëhen më së shumti me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar dhe vozitjen në gjendje të dehur.

“Nëse doni ta dini, gjatë një aksioni policor të kontrollit rrugor, janë evidentuar rreth 40% e shoferëve me promilë të lartë të alkoolit në gjak. Kjo është një shifër alarmante dhe patjetër që do të ketë sërish aksione serioze me qëllim që njerëzit të vetëdijesohen për faktin se vozitja e automjeteve në gjendje të dehur rrezikon jetën e tyre dhe të tjerëve”, tha Spasovski.

Kirurgu Burim Elezi thotë se në ambulancën urgjente vijnë raste të shumta të pacientëve të lënduar nga ndeshjet në komunikacion. Ai thotë se vetëm në muajin e fundit janë evidentuar 56 raste të pacientëve, disa me lëndime të lehta, e 1/3 e tyre janë ndalur për ekzaminim më të hollësishëm pas dëmtimeve të rënda, sipas tij, të pësuara nga pakujdesia në trafik.

“Vozitësit të mos vozisin në gjendje të dehur. Një pjesë e madhe e pacientëve që na vijnë këtu janë në gjendje të dehur, e sidomos vozitësit. Pasojat i dinë të gjithë, mund të jenë edhe katastrofale. Sidomos te rinia apelojmë që mos të vozisin në gjendje të dehur”, tha Burim Elezi, Zëdhënës i Spitalit të Shkupit.

Nga MPB thonë se vetëm në tri ditët e fundit në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 22 aksidente trafiku, prej të cilave një person ka mbetur i vdekur, një me lëndime të rënda trupore, 10 të tjerë me lëndime të lehta dhe 10 të tjerë vetëm më dëme materiale. Sipas masave të ndërmarra nga policia konstatojnë se 105 vozitës kanë vozitur makinat me shpejtësi më të lartë se sa e lejueshmja, 41 vozitës janë larguar nga trafiku për shkak të vozitjes në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe kanë qenë vozitës fillestar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments