Wednesday, November 30, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniPolicia sërish me apel për zgjedhje korrekte

Policia sërish me apel për zgjedhje korrekte

Para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen të dielën, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, sërish apelon deri te qytetarët nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit që para dhe në ditën e zgjedhjeve deri në fund të sillen në mënyrë të ndërgjegjshme dhe përgjegjshme dhe në kushte fer dhe demokratike të realizojnë të drejtën e tyre të votës të garantuar me kushtetutë. Përveç kësaj, qytetarët këshillohen që të mos iu nënshtrohen çfarëdolloj presioni, frikësimi ose formave të tjera të ndikimit negative nga individë të caktuar, struktura politike dhe të ngjashme. “Qytetarët gjithashtu të përmbahen nga veprimet provokative, nga incidente të ndryshme dhe lloje të ndryshme të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Në rast të ekspozimit të qytetarëve në çfarëdolloj presioni, kërcënimi ose të ndonjë sulmi eventual fizik para dhe gjatë kohës së votimit, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë rekomandon qytetarët që menjëherë të informojnë pjesëtarët e policisë, të cilët do të jenë të angazhuar në afërsi të vendvotimeve ose këto raste t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë në tërësi është i përgatitur për të parandaluar dhe për të vepruar në mënyrë ligjore për të gjitha prishjet eventuale të procesit zgjedhor, me qëllim që zgjedhjet të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments