Saturday, July 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicia me raport për drogën në Ohër

Policia me raport për drogën në Ohër

Bastisje në subjekt juridik për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në rrethinën e Ohrit, gjendet drogë e paevidentuar, është punuar në kundërshtim me kushtet e parapara
Më datën 13.07.2022 Departamenti i Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, në koordinim me Komisionin për Dhënien e Lejeve për Kultivimin e Kanabisit për Qëllime Mjekësore dhe SPB Ohër, në bazë të urdhërit gjyqësor paraprakisht të sigurar, kanë kryer bastisje dhe kontrollë në subjektin juridik në f. Orovnik, komuna Debërcë.
Gjatë bastisjes është konstatuar se video-mbikçyrja në tërë objektin nuk punon, kurse janë gjetur edhe 2.388 bimë të kanabisit të cilat janë kultivuar jashtë objektit, në kundërshtim me kushtet e parapara me Ligj, 1.066 bimë fidane të kanabisit, në kundërshtim me numrin e paraqitur prej 616 bimëve. Kurse në brendinë e objektit janë gjetur 820 bimë të kanabisit, edhe pse përskaj informimeve të mëhershme të dërguar deri te Komisioni, subjekti juridik nuk ka pasur prodhim, për shkak të rinovimit të objektit.
Poashtu, në një nga hapësirat janë gjetur degë të bimës kanabis në fazë të tharjes dhe të lules së terur, për çfarë deri më tani nuk e kanë informuar Komisionin, kurse në kasafortë dhomën janë gjetur 343 kg lule e thatë e kanabisit, që sipas informimeve paraqet tepricë prej 7 kg lule të thatë të paevidentuar të kanabisit në dhomë dhe 269 kg “shejk”,(fleta dhe degë nga kanabisi). Poashtu, gjatë bastisjes në nënkulmin e subjektit juridik janë gjetur enë të cilat janë shfrytëzuar për prodhimin e vajit të kanabisit, edhe pse subjekti juridik në fjalë nuk ka leje për prodhimin e vajit të këtillë.
Gjatë kontrollit në objekt është pikasur edhe një person i cili sipas evidencës të Agjencionit për Punësim të RMV-së është i papunësuar dhe 5 shtetas të Shqipërsisë, të cilët kanë qenë të angazhuar me punë në subjektin juridik, por të paevidentuar, për të cilën është informuar Sektori i të Huajve pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrime dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe do të parashtrohen kallëzime përkatëse, siç informoi zëdhënësja e MPB-së Suzana Pranjiq Talevska.
Sipas konstatimit nga kontrolli, subjekti juridik ka kultivuar kanabis për qëllime mjekësore në kushte në kundërshtim me rregullat në më shumë segmente, kurse në lidhje me procesin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, në pajtim me Ligjin për kontrollë të drogave narkotike, nga ana e Komisionit është përpiluar Procesverbal për gjendje të konstatuar, poashtu është informuar Prokurori Publik nga PTHP Ohër, sipas udhëzimeve të të cilit të gjitha lëndët janë sekuestruar. Pas dokumentimit të materialit dëshmues, nga PTHP Ohër do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 95-V të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike. Nga ana e Komisoonit pranë Ministrisë së Shëndetësisë do të ndërmerren edhe masa plotësuese në lidhje me subjektin juridik.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments