Kryetari i nderit të IGFM-së për Maqedoninë e Veriut, Idriz Sinani, thotë se sot rreth mesditès është maltretuar nga policia maqedonase në vendkalimin Qafë Thanë, teksa po kthehej nga Shqipëria.
Ai ka marë pjesë në konferencën kushtuar Çamërisë në Vlorë dhe gjatë kthimit në Maqedoni ka përjetuar eksperiencë të pa këndshme. “Policia më kontrolloi detajisht makinën, sikur të isha kriminel. Sjellja nuk ishte aspak e mirë. Asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e policisë maqedonase”, thotë Sinani. Si pasojë e kësaj sjellje ai thotë se i është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore. Kontrolli mjekësor i bërë në Strugë ka treguar rritje të tensionit dhe nivelit të sheqerit.
Marr nga profili i Pacenzure.com