Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicia me kontrolle të përforcuara për zbatimin e masave kundër koronavirusit

Policia me kontrolle të përforcuara për zbatimin e masave kundër koronavirusit

Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar Trup Koordinativ për zbatimin e masave lidhur me gjendjen me koronavirusin .

Nga MPB thonë se janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, ndërsa për të gjitha masat e ndërmarra do të informojë opinionin përmes sektorit për marrëdhënie me opinionin, në koordinim me institucionet tjera.

Siç thuhet në kumtesë, nëpunësit policorë bëjnë dhe do të bëjnë kontrolle të përforcuara lidhur me zbatimin e masave që i ndërmerr Qeveria me qëllim të ballafaqimit me problemin me KOVID-19.

“Apelojmë të gjithë qytetarët t’u përmbahen masave dhe drejtimeve të rekomanduara, të miratuara nga Qeveria lidhur me pengimin e përhapjes së koronavirusit. Të gjithë ata që i shkelin rekomandimet e dhëna do të sanksionohen në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga kodi penal”, thuhet në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments