Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicia konfirmon se djali i deputetit është plagosur, mirëpo nuk dihet autori

Policia konfirmon se djali i deputetit është plagosur, mirëpo nuk dihet autori


Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se mbrëmë rreth orës 22, në një aheng dasme të organizuar në oborrin e shtëpisë së personit 47 vjeçar me inicale B.D, në rrugën “172” në Reçicë të vogël të Tetovës, me armë zjarri kanë përfunduar të plagosur dy persona 27 vjeçari me iniciale A.B dhe 26 vjeçari me iniciale F.A nga Reçica e madhe.

Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Tetovës për trajtim. Prokurori dhe ekipe të SPB-së Tetovë kanë kryer hetim dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Pas publikimit të lajmit të mbrëmshëm se midis të plagosurve është edhe djali i deputetit Xhevat Ademi, është konfirmuar se njëri nga dy të lënduarit ka qenë djali i tij.

Për tani nuk dihet se cili ka gjuajtur me armë, edhe pse po spekulohet se të rinjtë janë plagosur nga vetë dora e deputetit. Nga MPB-ja kanë thënë se sot do të merret mostra me parafin dhe dhe do të konfirmohet saktësisht se cili nga dasmorët ka gjuajtur me armë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments