Policia e Maqedonisë, respektivisht, Sektori për Punë të Brendshme në Veles kërkon nga qytetarët e kësaj rrethine që të paraqiten në këtë institucion për të identifikuar kufomën e gjetur rreth autostradës Veles-Shkup.
Bëhet fjalë për një kufomë që është gjetur më 13 mars dhe trupi i pajetë është mashkull, i gjatë rreth 170 centimetra.
”Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Velesit dhe rrethinës që të paraqiten tek stacioni i policisë për të identifikuar kufomën. Kjo vlenë për qytetarë që ditëve të fundit kanë paraqitur persona të familjes së tyre si të humbur.”