Policia dridh përsëri të akuzuarit për 27 Prillin: Nga arresti shtëpiak me pranga dërgohen në paraburgim në Shutkë

0
20

Përsëri po arrestohen të dyshyuarit për ngjarjet që kanë të bëjnë me 27 prillin. Të dyshuarit për ngjarjet në parlament që morën arrest shtëpiak përsëri janë arrestuar sonte.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Gjashtë nga ata të cilët kanë marrë arrest shtëpie, policia me pranga sonte i ka nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe i ka dërguar në paraburgim në Shutkë, njofton TetovaSot.

M.P nga Kavadari cili mori arrestin shtëpiak para një ore është arrestuar përsëri nga policët, sepse, siç thonë ata, kanë pranuar ankesën e Prokurorit Publik me të cillën kërkohet arrestimi. Situata e njëjtë është me të akuzuarën E.B.D nga Kumanova, e cila ishte gjithashtu në arrest shtëpiak.

Ankesat janë me kërkesë të prokurores Vilma Rusjakovska dhe gjykata e apelit mbështeti ankesat e prokurorisë.

Sipas informatave të pakonfirmuara, të akuzuarit e tjerë që morën arrest shtëpiak u arrestuan gjithashtu. Në arrest shtëpiak ishin: S.M, G.Gj, M.P, E.D.B, B.D., V.J.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski sonte nuk është i disponueshëm në telefonin e tij celular.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5