Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPolicia arreston edhe dy persona për vrasjen në Pohum

Policia arreston edhe dy persona për vrasjen në Pohum


Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike – Strugë ka lëshuar urdhër për zbatim të procedurës hetuese edhe për dy persona për shkak dyshimit se kanë kryer vepër penale vrasje, ndërsa njëri prej të dyshuarve edhe për vepër penale për prodhim ilegal, mbajtje dhe trafikim me armë apo materie spërkatëse nga Kodi Penal.

Nga Prokuroria Themelore Publike informojnë se gjatë hetimit lidhur me vrasjen e djeshme në fshatin Polum të Strugës, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Strugë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme erdhi deri në informacione të reja që tregojnë se i dyshuari nuk e kryer veprën penale vetë. Në kryerjen e vrasjes kanë marrë pjesë edhe dy persona të cilët janë në lidhje familjare me personin tashmë të dyshuar.

Të dyshuarit, siç thonë, janë privuar nga liria dhe prokurori publik duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore do të dorëzojë propozim për përcaktimin e masës paraburgim për të dy personat.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!