Që nga mesi qershorit, dhe përgjatë dy muajve në vijim, në rajonin më të gjërë të Pollogut, janë duke u organizuar numër i madh i darsmave, si dhe ahengjeve tjera familjare. Njëjtë sikurse viteve të kaluara, më shum ose më pakë, ahengjet e këtilla janë karakterizuar me prishje të kohë pas kohshme, të rendit dhe qetësisë publike, në të shumtën e rasteve me krisma të armëve të zjarrit, ose me lëshim të paautorizuar të fishekzjarreve, dhe përdorime të mjeteve të ndryshme piroteknike, që deri më tani ka rezultuar me një person të lënduar edhe atë një 53- vjeçare nga Tetova, e cila ka marur lëndime trupore nga plumb i padestinuar, si dhe janë dëmtuar 2 vetura një në autostradën Tetovë-Gostivar dhe një në fshatin Çegran .
Paraprakishtë, duke u munduar që të parandalohen në mënyre efikase këto paraqitje, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon deri te qytetarët që të përmbahen, ndaj përdorimit të armëve të zjarrit gjatë ahengjeve, si dhe organizimin e paautorizuar të fishekzajrreve, të cilat në koh të fundit, kanë filluar të bëhen të detyrueshme, gjegjësisht përmbajtje e pashmangëshme e darsmave në këtë rajon.
Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ju rikujton qytetarëve, krismat janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetsisë publike, ndërsa gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve, lëvizin prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Krahas kësaj, duke marë parasyshë pasojat, krismat mund të llogariten edhe si vepër penale ,, shkaktim rrezik të përgjithshëm,, për të cilën është i paraprë dënim me burgë, me kohëzgjatje prej një deri pesë vjetë.
Qytetarëve, gjithashtu ju bëhet me dije se gjithashtu edhe fishekzjarret gjatë darsmave duhet të paraqiten nëpër Stacione policore, ose Zyrat e policisë në rajonet ku organizohet darsma, varshmërisht nga kategoria, ndërsa organizatorët në përgjithsi të ndërmarin masat e parashtruara preventive.
Gjatë muajve që vijojnë, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ndjeshmëm do ti përforcon, kontrollet dhe aktivitetet, në plan të zbulimit dhe sanksionimit, të prishjes së rendit dhe qetësisë të këtij lloji, duke reaguar në mënyrë konkrete dhe efikase.