Më 18 nëntor 2026, në orën 18:31, në SPB Ohër është raportuar se në fshatin Lozhan të Strugës ka shpërthyer zjarr në një auto-mekanikë, në pronësi të një banori të fshatit.
Nga zjarri është përfshirë një automjet pasagjerësh, si dhe çatia e objektit. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Strugë, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Është kryer këqyrje në vendngjarje, njoftojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)














