Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaPolici zviceran rrezikon jetën duke ndjekur shqiptarin që punonte në xhami

Polici zviceran rrezikon jetën duke ndjekur shqiptarin që punonte në xhami

Në një kontroll policor në një kantier për ndërtimin e xhamisë të Qendrës islamike shqiptare „AIG“ në Grenchen, një punëtor shqiptar është arratisur nga vendi i ngjarjes. Gjatë ndjekjes së tij, një polic është rrëzuar tre metra në thellësi.

Ka qenë ditë e shtunë para një jave, kur dy policë nga qyteti Grenchen kanë kryer një kontroll në kantierin e xhamisë së Grenchenit në Zvicër, në rrugën „Maienstrasse“. Ata kanë dyshuar se në kantier janë duke punuar persona edhe gjatë fundjavës. Nëpunësit policorë kanë hasur në tetë persona të cilët kanë qenë të angazhuar në punimet në, dhe përreth xhamisë. Pasi i kanë tubuar të gjithë letërnjoftimet për t`i kontrolluar, papritmas njëri nga punëtorët ka filluar të arratiset, ndërsa një polic e ka ndfjekur nga prapa, shkruan „Oltner tagblatt“, përcjellë „Shtegu.com“. Pas një pakujdesie gjatë ndjekjes, njëri polic është rrëzuar tre metra në thellësi të kantierit. Sipas komandantit të policisë Christian Ambühl, i cili edhe kishte urdhëruar që të realizohej kontrolli, polici ka mundur të pësojë plagë të rënda, pasi ka mundur të thyejë qafën apo të verbohet, por për fat të mirë, ai ka shpëtuar pa lëndime. I arratisuri ka mundur të largohet nga kantieri, mirëpo pa letërnjoftimin e tij të cilin ia kishte dorëzuar policisë.

Pas kontrollimit të letërnjoftimeve të cilët më së tepërmi kanë qenë viza B dhe C, është konstatuar se personi i arratisur ka pasur ndalesë për hyrje në territorin zviceran. Askush nga të pranishmit nuk ka dashur të japë informata më të hollësishme. Policia gjithashtu nuk ka arritur të konstatojë se kush ka qenë përgjegjësi i udhëheqjes së punimeve në kantier. Punëtorët e pranishëm thjeshtë kanë deklaruar se po bënin punën e tyre vullnetare.

Menaxhuesi i ri dhe përgjegjës për kantierin, ka dashur të mbetet anonim nga frika e represionit të puëndhënsit. Ai ka deklaruar se në të kaluarën ka pasur shumë oferta nga bashkatdhetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë, për të punuar vullnetarisht në kantier, por se të gjitha i kanë refuzuar. „Ne i pranojmë vetëm ofertat nga persona me vendbanim në Zvicër“, ka pohuar personi në fjalë. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments