POETI XhELADIN MUÇA-DINI VJEN ME LIBËR TË RI

Doli nga shtypi libri i shtatë i poetit Xheladin Muça-Dini-“Veleshta në varg” me poezi të zgjedhura nga poetë veleshtarë për Veleshten.Ky libër i ri shjell përzgjedhje të poezive më të bukura të poetëve veleshtar për vendlindjen e tyre,të cilët nëpërmjet vargjeve të tyre i këndojnë me dashuri e mall vendlindjes,natyres,historisë dhe shpirtit kryeneç të veleshtarit.Kjo vepër përfaqëson një mozaik ndjenjash,kujtimesh dhe nostalgji që lidhen me sfidat e jetës së veleshtarëve ndër shekuj.
“Veleshta në varg” nuk është thjesht një libër me poezi të zgjedhura,por një dëshmi e gjallë e lidhjes së pandashme e poetëve me vendlindjen.
