Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëPoeti strugan, Ibrahim Abedini promovon në Vlorë librin “Shtatëmbëdhjete tregime dhe një...

Poeti strugan, Ibrahim Abedini promovon në Vlorë librin “Shtatëmbëdhjete tregime dhe një përrallë” (FOTO)

Pasditja e 17 gushtit solli në Vlorë autorin nga Struga, Ibraim Abedini, i cili promovoi librin e tij më të ri”Shtatëmbëdhjetë tregime dhe një përrallë”.Të pranishëm në ceremoninë e organizuar shkrimtarja vlonjate Alma Sinani Feruni, përfaqësues të Shoqatës”Shqipëria”, shkrimtarë dhe autorë vlonjatë, miq të autorit dhe dashamirës së librit. Autori zgjodhi Vlorën, si një qytet shumë i dashur për të por dhe nga fakti se është qyteti ku kultivohet dashuria dhe pasioni për artin e në veçanti për librin. Mes bisedave mjaft miqësore, ku nuk munguan dhe rrëfimet e autorit mbi tematikën e përgjedhur dhe ngacmimet frymëzuese nga vet realiteti.Ibrahim Abedini që  në moshë të re, ka lëvruar tokën me plug dhe parmendë dhe njohu mirë pasuritë, vlerat dhe historinë  e saj me themel. Më vonë pasi u rrit në mesin e këtyre njerësve, po të kësaj toke, po të kësaj natyre sa të butë aq edhe të egër, u njoh mirë me jetën, me veset, zakonet, dhe me mentalitetin e tyre në pergjithsi. Dhe pak edhe më vonë, pasi u largua nga vendi i lindjes dhe nga njerëzit me të cilët u rrit, iu dha dhe vendosmëria për të botuar dhe për t´i dhënë jetë të përjetshme në letër.    Fillimishtë e filloj me dy tregime për fëmijë: ” Luli guximtar”, ” Arifi deshte të fluturonte”, pastaj tregimet për të rritur: ” Harro se ç`kemi biseduar”, dhe kështu erdhi edhe tek përmbledhja e rradhes: ” Trembëdhjetë tregime dhe një përrallë”, por gjithnjë pa i përmendur botimet me poezi. Ai është i thjeshtë dhe i zakonshëm si në jetë ashtu edhe në tregimet e tij. Tregimeve të shkruara nuk u mungon transformimi artistik, që njëherit është edhe burimi jetik i fuqisë së shprehjes së zgjedhur si tregimtar.

Arti dhe dashuria për trojet e vuajtura dhe për njerëzit e vuajtur me pa të drejtë që përshkruhen me besnikëri në disa tregime janë vënë gjithmonë në të mirë të atdheut dhe personazheve kryesore. Tregimet:”Koha e bën të vetën”, dhe ”Kohën e bëjnë njerëzit”, që tregon se tregimi i dytë është vazhdim i të parit, është kryesishtë një ballafaqim gjeneratash ose më mirë të them, ballafaqim i tre gjeneratave, ku temë kryesore është preokupimi për hallet e një populli autokton populli në trevat Strugane, ku gjenerata më e vjetër nuk është aspak e kënaqur me mundin, punën, me veprimet e ngurta dhe indiferente ndaj armiqve dhe shtyësve uzurpator të kohës; por që e kishin lënë në dorë të kohës duke pritur që koha ta bënte të vetën, mirpo gjithsesi, në fund u tregua që ishte përsëri njeriu që do bënte kohën dhe atë, dhe atë, duhet të pritej që ta bënte gjenerata e tretë, e cila, lojti gishtin e kallashit dhe qëlloj mbi armikun që në fakt, ishte veprim i vonuar por i drejtë dhe jo i humbur!

Qëllimi kryesor i shkrimtarit,në rastin e këtyre dy tregimeve, nuk ishte tregimi i një vrasjeje, por ishte gëzimi i një zgjimi që e solli gjenerata e re, e cila, nuk duroj më shtypjen brutale dhe të egër që çonte drejt një rruge deri në zhdukje të identitetit kombëtar.  Jeta e vështirë dhe mungesa e kulturës demokratike që ka sjell kaq vuajtje për femrën shqiptare në shoqëri e ka shtyrë shkrimtarin të merret pikërishtë edhe me këtë temë si tek tregimi me titull:” Shtëpia në breg të lumit”. Ka tregime që nganjëherë të lënë përshtypjen(pasi të jenë lexuar) se, titujt në të parë nuk përshtaten me vetë përmbajtjen e tyre. Kjo nuk është as e para e as e fundit që ndodh në historinë e tregimtarisë së shkruar. Kjo mund të ket ndodhur edhe me ndonjë nga tregimet e I.A. dhe dua të cek se ka ndodhur edhe me shum e shumë autorë të tjerë si, Pablo Neruda me, ” Njëzet poezi dashurie dhe një këngë trishtimi” pastaj, Ndre Mjeda me veprën e tij: ” Andra e jetës”, ku lë vend që të kuptohet e të nënkuptohet edhe ndryshe nga vetë lexuesit por gjithnjë pa e humbur filozofinë e jetës së tregimit. Personazhet në tregimet e këtij libri në të shumtën e rasteve rrëfehen me gojën e autorit dhe emrat e tyre janë emra të sajuar po nga vetë autori, por ka dhe emra të vërtetë që lidhen me vetë ngjarjet.   Vetë titulli:” Shtatëmbëdhjetë tregime dhe një përrallë, nuk ka të bëj asgjë me vetë përmbajtjen e tregimeve, por brënda kopertinës janë Shtatëmbëdhjetë tregime dhe një përrallë, që thjesht është një kurorëzim i vetë emrit, ”Tregime”, që e lidh ngusht dhe që e bënë të përshtatshëm si titull.

Por pse ”një përrallë”?

– Unë them është e futur pikërisht për vetë përmbajtjen që e ka të hidhur, si vetë historia e popullit tonë në përgjithsi, gjë që mund të shihet edhe në disa tregime të tjera për njëfarë ngjajshmërie. Tregimet kanë një laramani përmbajtjesh ashtu siç është edhe jeta me shumë svida dhe shumë dimensionale. Të shumtat e ngjarjeve që janë luajtur në tokën tonë janë të bazuara në të vërtetat e kohës. Ato ose janë luajtur në kohën e autorit ose janë të dëgjuara nga goja e vetë gjyshërve! Dhe se çfarë mesazhi japin vetë tregimet në fjalë do t`i mbetet lexuesve ta zbërthenë!  Ibrahim Abedini

Botime të Autorit ” Mos vono, moj valle!”- Poezi -1998 ” Dëgjoni zërin tim”- Poezi -1999 ” Luli guximtar ”   – Novelë -2000 ” Brengat e liqenit- Poezi   – 2002  ”Sjöns smärta” (Brengat e liqenit)   përkthyer në suedisht nga Ullmar Qvick- 2002 ” Arifi deshte të fluturonte”- tregim- 2005 ” Harro se ç´kemi biseduar”- Tregime- 2009”Çdo gjë i përket jetës”- Poezi- 2012” Durerile Lacului”(Brengat e liqenit) përkthyer në Rumanisht nga Mona Agrigoroaiei- 2015 ”Me sytë në fokus”- Poezi- 2017 Shtatëmbëdhjetë tregime dhe një përrallë,                                                                                                                                                    Tregime- 2019 Prishtinë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!