Gjyla Çeliku
“Platforma shqiptare”, ah sa shqiptare ishte, me një pikë kryesore “SHPËTIMI I GRUEVSKIT, JO I SHQIPTARËVE”, pikat tjera ishin sa për sy e faqe dhe sa për të krijuar eufori në popull. Udhëheqësit e Shqipërisë harruan që ky këmbëthati i quajtur “diktator i shekullit” krijoi urrejtjen më të madhe të mundshme midis qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas në shekullin ku globalizimi dominon. Unë e kam thënë që ne nuk duhet të ëndërrojmë fort dhe të punojmë vetë, por vetëm emri “Shqipëri” të përgjëron sepse ashtu tradita na edukoi. Këtë muaj nëntori të shpëtosh një ish kryeministër që shqiptarët nuk i ka lënë kokë të ngrejnë, i ka montuar në Kumanovë, i ka burgosur pa asnjë pikë faji dhe ka kurdisur vrasje të deputetëve shqiptarë në Kuvend, këtë mund ta realizojnë vetëm udhëheqësit e tanishëm të Shqipërisë. E tmerrshme si nuk i menduan ato nëna që ende vuajnë për fëmijët e vrarë, për bijtë e burgosur dhe keqpërdorimet pa arsyetime. U vraftë tëmbli i nënave shqiptare juve udhëheqës të dreqit nga Shqipëria, juve bashkëpuntorë politikanë shqiptarë nga Maqedonia dhe të gjithëve që neve na trazuat dhe për veten përfituat. Po Europa? Çfarë Europe ku mund të lëvizish edhe pa pasaportë, ç’na hy në punë intergrimi në të kur ne mund të lëvizim të lirë? Ç’na duhet NATO kur siguria i është fokusuar një diktatori? Politikanët tanë pse heshtin? Militantët partiak ku janë? Kjo është Shqipëria që ju ëndërroni, Europa që fantazoni dhe Maqedonia që eksperimentoni! I forti çdoherë gjen zgjidhje, të blen vëllaun tënd, populli vuan.