URIME PAVARËSIA E KOSOVËS ????
Të nderuar dhe shumë të respektuar,
PLATFORMA RINORE SHQIPTARE dhe e gjithë shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut uron plot 11-të vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës,duke e kujtuar këtë datë të madhe me shumë gëzim dhe krenari.
Qoftë kjo ditë rast për falemderimin dhe respektimin e figurave legjendare heroike që flijuan veten dhe familjet e tyre që sot ne të trashëgojmë lirinë dhe demokracinë.
Me sovranitetin e Kosovës dhe përparimin e saj në zhvillime të ndryshme krijohet fryma e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit,gjë e cila edhe neve si shtet fqinj na nevojitet.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura dhe të pandara,Platforma Rinore Shqiptare mvaret nga fati i lëvizjeve civile mike atje dhe nga fati i shtetit të Kosovës.
Kosova,nder dhe detyrë!
Me përgëzime,
Stafi i PLATFORMËS RINORE SHQIPTARE
17,shkurt 2019