Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlsat: Ohër-Strugë, komunat humbin të drejtën për koncesionet!?

Alsat: Ohër-Strugë, komunat humbin të drejtën për koncesionet!?


Autoritetet lokale të Strugës heshtin lidhur me paralajmërimet e shtetit, përkatësisht Ministrisë së Transportit se nga muaji i ardhshëm do t’i marrë kompetencat mbi plazhet në liqenin e Ohrit. Kjo do të thotë se edhe Struga edhe Ohri nuk do kenë kompetenca për dhënien e plazheve me koncesion. Për dallim nga heshtja në Strugë, komuna e Ohrit e përshëndeti paralajmërimin e këtillë. Sipas vlerësimeve në Ohër, marrja e kompetencave nga Ministria e Transportit do jetë mirë duke pas parasysh procedurën për dhënien e plazheve me koncesion që e kanë filluar ata, ende është e bllokuar nëpër labirintin e gjyqeve.

“Për gjithë periudhën në të cilën subjektet juridike menaxhojnë me tokën që nuk është e tyre dhe për çka nuk kanë lidhur kontrata për marrjen me qira, komuna do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike për të marrë pagesa për shfrytëzimin e tokës në këtë periudhë vakumi”. – theksuan nga Komuna e Ohrit

Kërkuam qëndrim edhe nga komuna e Strugës, por nuk morëm përgjigje, as nga kryetari Ramiz Merko e as nga sektori për marrëdhënie me opinionin. Kjo vjen thuajse tre muaj pasi Alsat publikoi se autoritetet në Strugë kanë për qëllim të hapin rreth 30 plazhe të reja, ndërsa një pjesë e tyre të jepen me qira me marrëveshje direkte. Për dallim nga heshtja e komunës, LSDM-ja e Strugës e përshëndeti vendimin për marrjen e kompetencave.

“Me vendimin e këtillë do duhet në të vërtetë të fillojë sundimi i ligjit në plazhet e Strugës duke pas parasysh gjithë atë që ka ndodhur gjatë viteve të kaluara”. – u shpreh Nikolina Velkoska, këshilltare e LSDM-së në Strugë

Situatën e këtillë e komentuan edhe opozita e Strugës.

“Është e qartë se nuk funksionon koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së edhe në nivel qendror edhe në atë lokal. Këtë vendim e vlerësoj se grindje mes tyre. Ndoshta kjo është për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe marrjes së pikëve politike”. – tha Alen Dereban, këshilltar i VMRO-DPMNE-së- Strugë

Disa nga koncesionerët e mëhershëm dhe të tanishëm të plazheve presin që pushteti qendror shpejtë do të shpallë konkurs për marrje me qira.

“Problemi kryesor do jetë edhe në ligjin e ri që paralajmërohet, nëse mbetet si deri tani që plazhet të jenë me afat prej 2, 3 dhe 5 vjet. Nëse edhe më tej mbetet neni që parasheh plazhet të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, më kot flasim dhe kot do bëjnë ligj të ri dhe kot do paraqiten koncesionerë”. – theksoi Lupço Neçkovski, koncesioner

“Me marrjen e plazheve nga Ohri dhe Struga u shkaktua kaos i vërtetë. U hapën piceri, restorante, diskoteka. Të kuptohemi, plazhet janë vende për freskim dhe ato nuk duhet të shndërrohen në diskoteka dhe restorante”. – pohoi Ilija Xheparoski, ish koncesioner

Pjesa më e madhe e koncesioneve në Ohër kanë skaduar që nga viti i kaluar, ndërsa në Strugë para më shumë se dy viteve.

Miki Trajkovski (alsat-m)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!