Zoran Zaev bëri sot daljen e pestë me radhë publike, në shpalosjen e materialeve komprometuese dhe përgjuese të qeverisë.
“Mijalkov dhe Gruevski kanë përgjuar pa leje dhe kështu e kanë mbajtur pushtetin. Gruevski me gënjeshtra tentoi ta shpëtojë veten në konferencë dhe mori rolin e prokurorit dhe policisë. Pas zgjedhjeve 2001 dhe mbylljes së A1 Gruevski i hakmerret Fiat Canoskit”, deklaroi Zaev.
Bisedë mes Nikolla Gruevskit dhe ministrit të transportit Mile Janakievski, si të rënohet ndërtesa e Fiat Canovskit.
Gruevski porosit orën e saktë kur do t’ia japin vendimin për rrëzimin e ndërtesës Cosmos. Gruevski porosit fontanë dhe park në vend në ndërtimin e tij.
Ai merret vesh me Janakievskin si mos e lejojnë ndërtimin e ndërtesës dhe si dhe kur ta bëjnë rrëzimin e saj. Ai porosit duke ndryshuar planet urbanistike që asesi mos i lejohet më ndërtimi aty.
Gruevski vendos më në fund kur do të rrëzohet dhe këtë ia thotë Janakievskit.
Në bisedë Gruevski thotë që nuk është i kënaqur me mënyrën si rrëzohet ndërsa Janakievski thotë se gjykatësit i bëjnë problem. Gruevski e urdhëron që “të flet me më të madhin” atje.
Në bisedë dëgjohet si Gruevski kënaqet duke dëgjuar nga ministri si i rrëzohet ndërtesa gjigande e Fiat Canoskit.
Gruevski pyet si shkon rendi me rrëzimin dhe thotë që duhet mbaruar procedura.
Gruevski në bisedë në një mënyrë pranon se rrëzimi i ndërtesës është bërë për hakmarrje. (Video)
http://www.youtube.com/watch?v=WeEuBz752ig#t=3318