Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaPlagoset shtetasi maqedonas në Zvicër, lokali i tij, therë në sy për...

Plagoset shtetasi maqedonas në Zvicër, lokali i tij, therë në sy për zviceranët

Lokali „Club V2“ në Romanshorn të Zvicrës, për shkak të zhurmës dhe zënkave është shndërruar therë në sy për banorët. Njëri nga pronarët, të dielën është sulmuar.

„Gjthnjë duhet t`i mbyllim dritaret tona, pasi kjo zhurmë nuk mund të durohet“, është ankuar të hënën përmes „20 Minuten“ një fqinje e lokalit „Club V2“ në Romanshorn, njofton Shtegu.com. Vërtetë asgjë më nuk është argëtuese. Lokali ishte hapur verën e kaluar dhe që atëherë, fqinjësia është irrituar.

Të rinjtë shpeshëherë ofendohen në mes vete me fjalë të ndyta. Asaj i bashkohet edhe një fqinj tjetër: «Para lokalit gjithnjë ka probleme dhe zhurmë të madhe», pohon ai. Deri më tani tek pronari i lokalit janë adresuar disa ankesa, por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asgjë, përpos premtimeve se gjithçka do të rregullohet.
Një fqinje tjetër e ka alarmuar policinë se pas shtëpisë së saj po trafikohet me lëndë narkotike. Ajo frikësohet për fëmijët e saj nga ky veprim, njofton më tej Shtegu.com. Edhe zhurma e pengon së tepërmi: «Veçanërisht gjatë fundjavës zhurma është e padurueshme», ka shtuar ajo.

Të dielën sërish është shkaktuar zënkë e ashpër para lokalit. Sipas një dëshmitari të rastit, viktima ishte sulmuar me thika dhe shufra: „Ai është përgjakur dhe ka pasur të ënjtura gjithkah nëpër trup“, ka pohuar ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia zvicerane e Kantonit Thurgau, e cila ka theksuar se është shkatuar zënkë në mes të disa personave. «Pronari i lokalit, një shtetas 38-vjeçar maqedonas, është sulmuar dhe me një plagë në kokë është dashur të dërgohet në spital“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Matthias Graf. Mbetet e paqartë përse është shkaktuar zënka dhe nëse janë përdorur armët. «Tre sulmuesit janë arrestuar», ka thënë më tej Graf. Bëhet fjalë gjithashtu për tre shtetas maqedonas trë moshës 41, 19 dhe 17-vjeçare. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments