Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPlaçkitet Xhamia e Larme në Tetovë

Plaçkitet Xhamia e Larme në Tetovë

Policia e Maqedonisë njofton se në periudhën prej orës 19:40 të datës 21.01.2018 deri orën 04:30 të 22.01.2018 është kryer vjedhje në Xhaminë e Larme në Tetovë.
“Vjedhësit kanë hapur me forcë derën hyrëse, janë futur brenda dhe nga kutia për bamirësi kanë marrë rreth 500 denarë, 5 euro dhe 5 lira turke dhe janë larguar në drejtim të panjour”, thonë nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga policia shtojnë se hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Në ndërkohë nga policia njoftojnë se tentim për vjedhje ka pasur edhe në Xhaminë e Rinisë e cila gjendet në rrugën “176” në Tetovë, mirëpo për shkak të aktivizimit të alarmit, vjedhësit janë larguar dhe nuk kanë shkaktuar dëme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments