Dje rreth orës 12:00, një person i maskuar ka grabitur një bankë në rrugën ‘Goce Dellcev’ në Gostivar.
Vjedhësi duke kërcënuar me armë të punësuarit, ka marrë 1.300.000 den dhe më pas me veturë ka ikur në drejtim të panjohur.
Po merren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.