Lajmi që befasojë papritmas opinionin kërçovar por dhe më gjerë mbi ikjen e parakohshme të 41 vjeçarit Profesorit të Historisë Shkëmbim Xhambazi, ka trishtuar familjarët e tij,nxënësit, kolegët, shokët e shumë dashamirë të cilët pafundësisht në rrjetet sociale shprehin dhimbjen e tyre për këtë humbje. Trishtim me të cilin bashkohet edhe redaksia e Tv Gurra-Kërçovë e cila ngushëllon familjarët e farefisin me lutje që të gjejn forcë për të përballuar këtë humbje, ndërsa Zoti ti falë parajsën të shtrenjtit të tyre Shkëmbim Xhambazit i cili do të kujtohet me shumë mall,si një prind e familjar shembullor,si një pedagog i mirëfillt dhe si një një shok e mik shumë i dashur me rrethin në të cilin punoi e mjedin ku jetojë e veprojë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:30 në varrezat e vendlindjes së tij.