KUMT I HIDHUR !!!
• S’arritëm të bëjmë, sa bëre për ne.
• Të mbetesh pa fjalë, për vepër-madhështorin.
I dashur, Refik Zenku.
I sinqerti, ndër shokë.
I përbetuari, i nderit familjar.
I urti dhe i maturi me të gjithë.
I buzëqeshuri i familjes dhe shoqërisë.
I dalluari dhe i pa’lodhshmi në punën profesionale si gazetari i pakrahasuar në sport.
I përkushtuari në të gjitha detyrat, të cilat i pranoje si obligim-detyrim.
I pasiri në shpirtë e zemër.
Sot-sonte, dëgjoj lajmin më të hidhur, për ndarjen Tënde nga ne, familja dhe jeta !!!
Humbëm më të mirin, më të drejtin, zë’ëmbëlin, i cili sa herë që duhej të përcjellë e pres nipin-Beqën, më shoqëronte që t’i dhurojë mbështetje…
Pas këtij lajmi, s’do të dalloj asnjë, sepse të mirët dhe të përzgjedhurit e jetës m’i merr Zoti shpejt !!!
* E nderuara Familje-Zenku, u shpreh ngushëllime me dhembjen më të thellë, ndier pas humbjeve në familjen time.
Refik, shpirti Yt, t’i bëhet dritë Familjes.
Prehu i qetë, bashkë me anëtarët e familjes që të presin në Amëshim.
23 nëntor, 2020
Kërçovë
Me dhembje të thellë,
Fatmir Beqir Limani