Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiPfizer këtë vit pret fitim prej 36 miliardë dollarëve nga vaksinat

Pfizer këtë vit pret fitim prej 36 miliardë dollarëve nga vaksinat

Gjiganti farmaceutik nga Shtetet e Bashkuara – Pfizer, ka rritur të hyrat nga shitja e vaksinës kundër coronavirusit gjatë këtij viti – duke shkuar në 36 miliardë dollarë pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e dozës së tretë dhe vaksinimin e grupeve të ndryshme demografike – përfshirë edhe fëmijët.

Kjo kompani në fund të korrikut vlerësoi që të hyrat vjetore nga shitja e vaksinës do të jenë 33.5 miliardë dollarë, por vlerësimin e ndryshoi marrëveshja për porosinë e 2.3 miliardë dozave të vaksinës, pra 200 milionë më shumë sesa që ishte paraparë, transmeton Telegrafi.

Në Pfizer presin që në vitin 2022 të prodhojnë katër miliardë doza. E nëse gjendja epidemiologjike përkeqësohet, ekziston mundësia që numri i tyre të rritet.

Kompania amerikane fitoi vëmendjen e botës, kur pas testimeve të shumta doli me vaksinën kundër COVID-19 që asokohe konsiderohej si një prej vaksinave më efektive kundër pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!