Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPesë gjërat që duhet t’i dini për Kurban Bajramin

Pesë gjërat që duhet t’i dini për Kurban Bajramin

Muslimanët nga e gjithë bota, nesër do të festojnë fillimin e Kurban Bajramit, festa e dytë e dy festave të mëdha në Islam.
Dita fillon me lutjet e mëngjesit, më pas vijon me vizita tej varrezat. Pas mengjeist bashke me pjesëtarët e familjes festimi vazhdon me vizita te të afërmit dhe miqtë, shkëmbimi i dhuratave dhe gostive. Ata të cilët kanë kushte për të therë një kafshë [kurban], për shembull një lopë apo dele, dhe të ndajnë mishin me të varfrit.

Në vijim janë pesë gjërat që duhet t’i dini në lidhje me Kurban Bajramin:

Kjo është një nga dy festat e Bajramit që respektohen nga muslimanët. Tjetri është Fitër Bajrami, i cili pason përfundimin e Ramazanit, muajit të agjërimit.
Kurban Bajrami kremton edhe momentin kur engjëlli Xhebrail i është shfaqur profetit Ibrahim në një ëndërr duke i kërkuar që të sakrifikojë djalin e tij si një akt i bindjes. Përderisa Ibrahimi ishte i gatshëm që të sakrifikojë djalin e tij, Xhebraili e ndaloi atë duke i dhënë një dele që ta bëjë kurban, në vend të djalit të tij. Ky version i kësaj ngjarje tregohet edhe në Tora dhe në Dhiatën e Vjetër të Biblës.
Për të kremtuar testin e Zotit ndaj Ibrahimit, shumë familje muslimane sakrifikojnë një kafshë dhe mishin e saj e ndajnë me të varfrit. Ata gjithashtu dhurojnë edhe nëpër organizata bamirëse. Muslimanët gjithashtu shkëmbejnë dhurata gjatë këtyre festave.
Konsiderohet si një prej riteve më të nderuara të Islamit, festa fetare katër ditore korrespondon edhe me plotësimin e Haxhit, pelegrinazhi në Mekë, që duhet ta kryejnë të gjithë myslimanët, që janë të aftë fizikisht dhe financiarisht, së paku njëherë në jetë. Brenda vitit pelegrinazhin e kryejnë më shumë se 2 milionë muslimanë.
Këtë vit Kurban Bajrami do të filloj nesër (te martën), në pjesën më të madhe të botës muslimane. Për shkak se festa varet në bazë të hënës së re, disa vende e festojnë atë ditën e mërkurë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments