Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërse u takua Ziadin Sela me DioGuardin, çfarë i premtoi ky i...

Përse u takua Ziadin Sela me DioGuardin, çfarë i premtoi ky i fundit?

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela po zhvillon takime intenzive në SHBA me zyrtarë dhe personalitete të rëndësishme të jetës publike.
Sela ka zhvilluar një takim të rëndësishëm edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi, aktualisht kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane.

Sela dhe Dioguardi biseduan për zhvillimet politike në Maqedoni dhe pozitën e shqiptarëve në këtë shtet. DioGuardi inkurajoi Selën, duke i premtuar mbështetje të pa rezervë për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni.

DioGuardi ishte një ndër faktorët kryesorë që ngriti çështjen shqiptare në Departamentin e Shtetit Amerikan, ai duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe lidhjet me zyrtarët e lartë Amerikan sensibilizoi ato për gjendjen e Kosovës si dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Ziadin Sela aktualisht gjendet në Uashington ku ka takuar kongresmenin Kris Marfi ndërsa ka realizuar takime me komunitetin shqiptar në Konektikat, Çikago dhe Detroit.

Sela ditët në vazhdim do të takojë komunitetin shqiptar në Nju Xhersi të cilët poashtu do ti njoftojë më konkretisht lidhur me zhvillimet në Maqedoni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments