Wednesday, June 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërplasen me derrat e egër në Kukush/ Dy persona humbën jetën, 4...

Përplasen me derrat e egër në Kukush/ Dy persona humbën jetën, 4 të lënduar, mes tyre një grua nga Maqedonia

Një aksident i rêndë trafiku ndodhi në rrugën pranë qytetit grek të Kukushit, në të cilin janë përfshirë tre automjete, njëra prej të cilave ishte një automjet policie,e cila u pêrplas me njê tuf derrash të egër, më pas me derrat u pêrplas një makinë nga Maqedonia, kurse një makinë nga Greqia ka përplasur makinën e policëve ku kanë humbur jetën dy qytetar grek dhe katër persona janë lënduar, mes tyre edhe një shtetase e Maqedonisë, njoftoi korrespondenti i MIA-së nga Athina, informon Struga Ekspres.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, një automjet policie me tre oficerë ka goditur një tufë derrash të egër dhe ka dalë nga rruga, e ndjekur nga një makinë me targa maqedonase me dy pasagjerë, e cila gjithashtu ka goditur tufën dhe është përmbysur dhe në fund, një tjetër mjet grek, goditi makinën e patrullës së policisë.

Nga aksidenti ka mbetur e lënduar pasagjerja në automjetin maqedonas, si dhe tre policët, ndërsa dy personat nga automjeti grek kanë humbur jetën.

Jozyrtarisht, siç mëson MPB, maqedonasja e lënduar është dërguar në spitalin e Kukushit.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments